Efektet e lustrimit në RMV: 30.000 të kontrolluar, 204 kodoshë, 80 me emër në listë, 78 të vdekur…

Gjithsej 204 persona, prej të cilëve 80 me emër dhe mbiemër, kanë qenë në versionin e fundit të Regjistrit të Komisionit për Lustrim, i cili prej vitit 2009 deri më 1 shtator të vitit 2015-të ka konstatuar nëse kandidatët për bartje të funksionin publik, ish funksionarët dhe funksionarët aktual kanë bashkëpunuar me organet e sigurisë së shtetit prej vitit 1944 deri në vitin 2006. Qeveria të martën në seancën e 172 e ka konstatuar tekstin e propozim-ligjit për nënshkrimin e të gjitha vendimeve për lustrim, por edhe për dëmshpërblim të të lustruarve, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Regjistri, por edhe Komisioni i Verifikimit të Fakteve, por edhe ueb-faqja e tyre gjatë kohë ekzistojnë, por “Meta.mk” ka arritur të vijë deri te versioni i Regjistrit i cili në internet është hapur më 20 shtator të vitit 2017-të, dy vjet pasi është shfuqizuar komisioni.

Në këtë listë gjithsej janë 204 persona, prej të cilëve 80 me emër dhe mbiemër dhe numër amë. Identiteti i të tjerëve është fshirë për shkak se kanë vdekur, vendimet për lustrimin e tyre i ka shfuqizuar gjykata ose të dhënat e tyre janë fshehur për arsye sigurie.

Nga numri i përgjithshëm i të lustruarve, 78 janë me vendim përfundimtar të komisionit, 78 janë evidentuar të vdekur dhe me të dhëna të fshira për identifikim, për 44 të dhënat janë fshirë për shkak të shfuqizimit gjyqësor, për 4 persona të dhënat nuk janë publikuar për shkak të nenit 36 të ligjit të atëhershëm për lustrim, i cili parashikon:

“Nuk zbulohen dhe publikisht nuk publikohen dokumentet, zbulimi i të cilave mund ta rrezikojë sigurinë e shtetit ose do ta rrezikonte ose përkeqësonte pozitën e Republikës së Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ose do të krijonte rrezik serioz për jetën e ndonjë personi”.

Por, për shfuqizimin e vendimeve, Tome Axhiev, ish kryetar i ish komisionit, ka vlerësuar se është shfuqizuar për “arsye formale”.

Komisioni i Verifikimit të Fakteve, Komisioni Lustrues, ishte i formuar në vitin 2009 me Ligjin për caktimin e kushtit për kufizimin të kryerjes së funksionit publik, qasjes deri te dokumentet dhe publikimin e bashkëpunimit me organet e sigurisë së shtetit, ndërkaq është shfuqizuar më 1 shtator 2015.

Sipas ligjit, Komisioni ka konstatuar “bashkëpunimin e personave – kandidatë për bartjen e funksioneve publike ose autorizimin zyrtar, ish funksionarëve dhe funksionarëve aktual, ose ish ushtrues detyre ose ushtrues detyre aktual të veprimtarisë publike ose autorizimeve publike – me organet e sigurisë së shtetit” në periudhën prej miratimit të ASNOM për të drejtat themelore të qytetarit në Maqedoninë Demokratike të mbledhjes së parë të ASNOM-it më 2 gusht të vitit 1944 deri në ditën e fillimit të zbatimit të ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik i cili ka hyrë në fuqi prej vitit 2006.

LEXO: KOMISIONI PËR LUSTRIM
LEXO: LIGJI PËR LUSTRIM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button