10 sportistët më të paguar të dekadës

Blerjet për festat e fundvitit nuk janë problem për atletët më të paguar në botë. Është mirë e dokumentuar se më të paguarit në botë janë yjet e futbollit, të cilët marrin mbi 500 mijë euro për çdo javë, por kjo shumë për ta është vetëm maja e ajsbergut, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Por nuk janë vetëm ata të cilët marrin shuma të mëdha parash për sportin e reklamat që bëjnë.

Në listën e mëposhtme, të bërë nga Forbest, të cilën e përbëjnë 10 sportistët më të paguar të dekadës, nuk janë të gjithë futbollistë, por ka basketbollist, tenistë e golfistë.

Image

10. Shoferi i cilësuar si legjendë e Formula 1, Lewis Hamilton gjatë dekadës së fundit. – 400 milionë dollarë

Image

9.Basketbollisti Kevin Durant – 425 milionë dollarë

Image

8. Boksieri Manny Pacquiao – 435 milionë dollarë

Image

7. Golfisti Phil Mickelson, i cili ka arritur që ta mposht rivalin e ‘përbetuar’ Tiger Woods – 480 milionë dollarë

Image

6. legjenda e Golfit, Tiger Woods – 615 milionë dollarë

Image

5. Tenisiti legjendar, Roger Federer – 640 milionë dollarë

Image

4. LeBron James, ka fituar ‘vetëm’ 270 milionë dollarë nga paga e tij si basketbollist në NBA, por ka dy herë më shumë nga reklamat – 680 milionë dollarë

Image

3. Lionel Messi, pagesa e të cilit është më e larta në botë për një atletë, e që kombinuar me bashkëpunimet për reklama, ai ka mbledhur – 750 milionë dollarë

Image

2. Cristiano Ronaldo paguhet ‘vetëm’ 31 milionë euro në vit nga Juventusi, por nga bashkëpunimet për marketing ai marrë – 800 milionë dollarë

Image

1. Bokseri i cili e quan vetën ‘money’ (paraja), Floyd Mayweather ka fituar nga dy ndeshje të vetme, kundër Pacquiaos e Conor McGregor 500 milionë dollarë, ndërsa përgjatë dekadës 2010-2020 – 915 milionë euro

Së bashku kanë marrë 5 miliardë e 740 milionë dollarë për 10 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button