Nesër do të protestoje stafi administrativ i shëndetësisë, me përkrahje nga të dy sindikatat

Stafi administrativ dhe ndihmësit teknik të shëndetësisë kanë paralajmëruar protesta nesër në ora 13:30 para Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Nova Tv, transmeton Portalb.mk.

“Protesta është organizuar për shkak të diskriminimit që Ministria e Shëndetësisë po e bën kundrejt stafit administrativ dhe atij teknik, dhe për mos mbajtjen e premtimit në lidhje me rritjen e pagave. Pikërisht për këtë paralajmërojmë protestë ku publikisht do ta shprehim mllefin tonë, edhe atë me datë 26,12,2019 para Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi mbështetjen e të dy sindikatave të shëndetësisë, gjithashtu kërkojmë mbështetje nga të gjithë të punësuarit në shëndetësi në gjithë shtetin” deklaruan nga trupi koordinues i stafit administrativ dhe atij teknik të shëndetësisë.

Nga Sindikata e Qendrës Klinike potencojnë se e përkrahin protestën e paralajmëruar nga stafi administrativ dhe ai teknik i shëndetësisë, i cili do të mbahet nesër para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sindikata e Qendrës Klinike në mbledhjen e këshillit të mbajtur me datë 10.11.2019 morëm vendim të nënshkruajmë aneksin për marrëveshjen kolektive për ngritjen e pagave të doktorëve specialist për 25%, mjekët me titull arsimor 20%, mjekëve të përgjithshëm për 15%, punonjësve të shëndetësisë me shkollë të mesme, dhe me arsim të lartë për 10%, dhe bashkëpunëtorëve të shëndetësisë për 5%, duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2020.

Me këtë rast, ne kemi deklaruar publikisht pakënaqësinë tonë për atë se stafi administrativ dhe teknik nuk janë përfshirë në këtë rritje të pagave.  Andaj, për shkak të kërkesave identike dhe qëllimit të përbashkët, së bashku me Sindikatën e Degëve të Shëndetit, farmacisë dhe mbrojtjes sociale dhe trupit koordinues të stafit administrativ  të shëndetësisë kemi pasur disa takime me Ministrin e Shëndetësisë ku edhe i kemi cekur kërkesat tona për rritjen e pagave për punëtorët administrativ dhe ata teknik” deklaruan nga Sindikata e Qendrës Klinike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button