Faktoje: Aeroplanët në qiell, aeroporti i Vlorës në baltë

Shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve “Faktoje” vlerësoi premtim të rëndësishme nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë, shkruan Vërtetmatës, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Rama gati një vit më parë premtoi se aktivitetet e ndërtimit në aeroportin e Vlorës do të fillojnë në vitin 2019. Sipas kontrollit të “Faktoje”, jo vetëm që aktivitetet nuk filluan, por vetëm tani (19.12.2019) u hap zyrtarisht tenderi për këtë projekt. Sipas qeverisë, afati i ri për të filluar punën e ndërtimit është 31 maji i vitit 2020.

Artikulli shoqërohet edhe me një video të gazetares së “Faktoje”, e cila raporton nga vendi ku është dashur të ndërtohet aeroporti dhe pamjet tregojnë se atje nuk ka aktivitete ndërtimi. Më pas në video shfaqen deklaratat e Kryeministrit Rama dhe Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli që pretendonin se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të fillonte në vitin 2019, si dhe fotografi 3D të aeroportit.Sipas kontrollit të mësipërm, “Faktoje” e vlerësoi këtë premtim si të parealizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button