Molliqaj: Për VV-në dhe LDK-në më të rëndësishme pozitat se temat

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj po vlerëson se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dëshmuar se më të rëndësishme i kanë pozitat se sa temat konceptuale qeverisëse, transmeton Portalb.mk.

“Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet”.

Pas dështimit të marrëveshjes VV-LDK, Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook tha se këto dy parti nuk kanë asnjë dallim nga qeverisja e kaluar.

Ai madje i krahasoi këto dy parti me veprimet e PDK-së, kohë më parë.

“Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button