VMRO-DPMNE dhe BDI-ja refuzoi debatin e Kuvendit për ndryshimet zgjedhore

Sot filloi debati publik për ndryshimet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut në Kuvendin e RMV-së, në sallën “Boris Trajkovski”, transmeton Portalb.mk.

Listat e hapura apo të mbyllura, barazia gjinore, numri i njësive zgjedhore janë temat e këtij debati të sotëm.

Profesori Svetomir Shkaqir dhe këshilltari i Presidentit, Aleksandër Spasov argumentuan qëndrimin e tyre për një njësi zgjedhore.

“Nuk ka asgjë më natyrale se një njësi zgjedhore, gjithë vendi të jetë një njësi sepse vetëm nën këto kushte mund të sigurohet barazia e të drejtës zgjedhore por me kusht që të shikohet më thelbësisht mënyra e ndarjes së mandateve”, deklaroi Shkariq.

Përkundër asaj se ishin të ftuar gjithë liderët dhe partitë politike, pa anashkaluar edhe qytetarët, në këtë seancë munguan VMRO-DPMNE dhe BDI-ja. Këta dy partitë kanë dorëzuar 6 mijë amendamente.

Përkundër kësaj, një nga nismëtaret e ndryshimeve zgjedhore, deputetja Liljana Popovska janë të bindur se do të kalojnë ndryshimet zgjedhore.

“Të demokratizohet dhe të pluralizohet Maqedonia dhe të mundësohet që secili subjekt politik ose individ të mund të garojnë në zgjedhje i vetëm. Të mos jenë të detyruar të bëjnë koalicione”, tha Popovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button