Ministri premtoi se deri të premten qytetarët do t’i marrin parat për veturat

Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë premtoi se deri të premten 750 qytetarë do të marrin subvencionet për vendosjen e sistemit të gazit në automjetet e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Afati për thirrjen publike tashmë ka përfunduar, ndërsa deri në fund të javës, gjegjësisht deri të premten të gjithë që kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kushtet do t’u paguhen paratë nga subvencionet”, tha Bekteshi.

“Gazifikimi” i veturave është konsideruar si masë kundër ndotjes së ajrit, duke e llogaritur se veturat me lëndë djegëse fosile llogariten ndër ndotësit kryesor të ajrit.

Subvencionimi i instalimit të gazit TNG, metan ose karburant tjetër do të jetë 50% e shpenzimeve, por duke mos tejkaluar vlerën prej 300 eurove në denarë.

LEXO: Shpallje publike për subvencionimin e ‘gazifikimit’ të veturave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button