Haradinaj: Shqipëria gaboi me taksën ndaj Kosovës

Shqipëria duhet të fitonte tregun e Kosovës pas taksës ndaj Serbisë, por Tirana zyrtare i pengoi ekonomitë e të dy vendeve duke vendosur taksë në Rrugën e Kombit. Kështu shprehet kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”. Ai sqaron edhe mosmarrëveshjet me Edi Ramën.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu keqardhjen për përplasjet e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, transmeton OraNews.

Gjatë një interviste për gazetën “Epoka e Re”, ai ka sqaruar se qëndrimet e tij për çështjet kombëtare, nuk janë bërë për inat apo për hatër të dikuj tjetër.

“Kur kam dalë kundër ndarjes apo kundër asaj që Trepça ti mbetet ti mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive qe kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret” tha Haradinaj.

Ai kritikoi qeverinë e Shqipërisë për vendosjen e pengesave për ekonomitë e dy vendeve.

Në çastin kur Kosova vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe, Shqipëria sipas Haradinaj duhet të merrte tregun e Kosovës.

“Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi” u shpreh Haradinaj.

Në lidhje me pasardhësin e tij, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Haradinaj thotë se ai do ta ketë rrugën më të lehtë pasi gjatë mandatit të tij Kosova është bërë një shtet funksional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button