Taravari: Do të bëjmë koalicion me BESËN, ose me Alternativën, ose me të dyja

Arben Taravari, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët foli për koalicionet e (pa)mundshme parazgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Ai u ndal te partia në pushtet, BDI, duke theksuar se partitë shqiptare nuk duan të bashkëpunojnë me BDI-në.

“Edhe në fotografi të ju kapin me ndonjë funksionar shqiptarë të BDI-së, në rrjetet sociale do ju shajnë. Pra, urrejtje e tillë ndaj ndonjë partie 30 vitet e fundit në Maqedoni, nuk besoj se ekziston. Në vitin 2016-të kishte për VMRO-në, por jo si për BDI-në tani”, deklaroi Taravari.

Ai theksoi se ASH-ja është gati të bën koalicion me partitë shqiptare.

“Unë ju sigurojë se ne do të bëjmë koalicion para zgjedhor me një ose dy parti shqiptare me të cilat do të jetë mjaftueshëm të fitohet BDI. Ose me BESËN ose me Alternativën, ose me të dyja”, tha Taravari.

Ai parashikoi edhe rezultatet e zgjedhjeve, nëse arrijnë të bëjnë koalicion.

“Mbani mend numrat: 15:8, 15:9, 14:8. Nëse do të ketë koalicionim me një parti, diferenca do të jetë një deri dy deputetë më shumë për partitë shqiptare të opozitës”, parashikoi Taravari.

Taravari disa herë theksoi se është koha të ndodhë ndryshimi njëjtë si në Kosovë, ndërkaq siguroi se ky ndryshim do të ndodhë më 12 prill, duke e krahasuar humbjen e BDI-së si çlirim i njëjtë me çlirimin e shqiptarëve në vitet e ‘90ta nga Enver Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button