Emrat më të preferuar për fëmijët sivjet në Gjakovë

Bazuar në regjistrat e gjendjes civile, Komuna e Gjakovës këtë vit ka regjistruar 1955 lindje të reja që nga 01 janari deri më 23 dhjetor të 2019-ës, transmeton KlanKosova.

Komuna e Gjakovës ka publikuar emrat më të preferuar të prindërve që ua kanë vendosur fëmijëve. Emrat e gjinisë femërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena.

Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi.

E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Nga 1 janari deri më 23 dhjetor janë kurorëzuar 411 çifte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button