Zaevi ndau paketa me dhurata për fëmijët me rastin e Vitit të Ri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot në Qeveri me rastin e Vitit të Ri pritën fëmijët nga shtëpitë e grupeve të vogla, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij para fëmijëve kryeministri Zaev tha se “si Qeveri, shoqëri dhe si më të rritur do të ndihmojmë t’i realizoni ëndërrat, dëshirat dhe planet që i keni, sepse njerëzore është të kesh ëndërr dhe shpresë”.

Duke theksuar se dëshiron që t’i inspirojë të gjithë fëmijët që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, Zaev tha: “Ndonjëherë do të hasni në ndonjë zhgënjim, por ta dini se nëse jemi këmbëngulës do ta mbërrini qëllimin njëqind për qind nëse mjaftueshëm e dëshironi”.

Duke përcjellë mesazhin deri te fëmijët, ai tha se jeta është një sfidë e cila doemos duhet të kapet ndërsa pasi të kapet duhet t’i gëzohemi dhe të kënaqemi në të.

Kryeministri Zaev duke ua uruar fëmijëve Vitin e Ri u ndau atyre paketa me dhurata dhe një libër me përmbledhje përrallash dhe këngësh me titull “Udhëtimi im në Fantazi”.

Fëmijët në takimin e sotëm me kryeministrin zhvilluan një performancë muzikore ndërsa kryeministrit Zaev dhe ministres Carovska i dhuruan nga një pikturë të përpunuar në punëtoritë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button