Ku janë Analizat për Kodrën e Diellit? “ELEM” dhe Qeveria e Maqedonisë tallen me opinionin publik

Për 4 muaj që “ELEM” posedon Analizën “Due Diligence” dha Studimin e Fizibilitetit për Kodrën e Diellit, tre herë kanë thënë për Portalb.mk se të njëjtat “Janë dorëzuar në Qeveri”. Nga ana tjetër, më shumë se kaq here Qeveria i ka demantuar duke mohuar se këto studime janë dorëzuar te ata. Ndërsa sot, nga “ELEM” potencuan se nuk kanë informacion në qoftë se këto analiza janë dorëzuar apo jo, shkruan Portalb.mk.

Kompania në fjalë është në pronë shtetërore, i harxhon paratë e taksapaguesve, paratë e popullit andaj Qeveria e Maqedonisë duhet të kërkojë llogari nga e njëjta se KU JANË KËTO ANALIZA dhe jo vetëm të shprehet se “nuk i kemi pranuar”. 

Nga muaji shtator i këtij viti kompania “ELEM” thоtë se i posedon analizën “Due Diligence” dhe Studimin e Fizibilitetit për Kodrën e Diellit të bëra nga kompania “PwC”. Sipas po kësaj kompanie, pasi t’i analizojë bordi i së njëjtës, ata duhet do t’i dorëzojnë në Qeveri.

Megjithatë, dorëzim pranimi i të njëjtave assesi nuk është duke ndodhur, edhe pse nga “ELEM” për Portalb.mk disa here me radhë kanë cekur se këto analiza do të dorëzohen në afate të cilat janë shkelur, apo që të njëjtat tanimë janë dorëzuar.

2 tetor, nga “Elem Turs” thanë se Analiza “Due diligence” së bashku me Studimin e Fizibilitetit do të barten në qeveri më së voni me 20 tetor, afat ky që është shkelur sepse nga Qeveria mohuan të kenë pranuar të njëjtat.

Jo më shumë se 1 muaj më vonë, për Portalb.mk nga “ELEM” deklaruan se Analiza “Due diligence” dhe Studimi i Fizibilitetit për Kodrën e Diellit tanimë veçse janë dorëzuar në Qeveri për procedurë qeveritare. Të njëjtën ditë, nga Qeveria mohuan të kenë pranuar të njëjtat.

Ndërkaq, para 10 ditëve për Portalb.mk, nga “ELEM” thanë se bordi i tyre drejtues ka mbajtur mbledhje në të cilën janë vendosur propozimet e tyre, dhe që ditën e nesërme këto analiza zyrtarisht do të dorëzohen në Qeveri. Gjë që nuk ndodhi, për arsye se menjëherë të nesërmen nga Qeveria konfirmuan se ende nuk i kanë pranuar Analizën “Due Diligence” dhe Studimin e Fizibilitetit për Kodrën e Diellit.

Pasi për katër muaj me radhë kemi hasur në të njëjtën përgjigje, sot zëdhënësja e “ELEM” për Portalb.mk tha se “Nuk ka informacion në qoftë se këto analiza janë dorëzuar në Qeveri” dhe që i duhet kohë ta konfirmojë këtë.

Analiza “due diligence” përfshin një analizë të thellë të gjendjes financiare, ligjore dhe tatimore të filiales “Kodra e Diellit” – Tetovë për tre vitet e mëparshme (2016 – 2018) dhe hoteleve “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit”. Kurse studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button