Jeta pas instagramit

Nuk mund të jem optimist për të ardhmen tonë në Instagram dhe në përgjithësi nuk e di nëse ka jetë pas Instagramit. Atë që e di me siguri është se kujtimet tona ruhen në data qendra të ftohta të errëta, të cilat një ditë do mund të bëhen varrezat e tyre, duke pritur ndonjë Indiana Xhons të ri, t’ i lirojë mallkimet e zëna rob në to.

Ri në një kafene në qendër të Berlinit, pres një mik. Po vonohet pak, kështu që vendosa të hap laptopin dhe të punoj tekstin. Nuk jam shkrimtar, as gazetar. Mund të shkruaj vetëm për punë që më interesojnë.

Tekstin e fillova dhe e fshiva disa herë, konstanta e vetme që ngel deri në këtë moment është se dëshiroj të shkruaj për internetin. Nuk dua të shkruaj për aspektet teknike të internetit. Kryesisht sepse tani më kam shkruar për këtë.

Forma më e parapëlqyer e argëtimit

Derisa e prisja mikun, hapa Instagramin në telefon. Instagrami filloi të më plotësojë çdo çast që do të konsiderohej i zbrazët gjatë ditës, nëse nuk bëj diçka konkrete, jam në Instagram. Të enjten pasdite, derisa njerëzit ende janë në punë, nuk ka shumë publikime interesante, ndërkaq ka shumë reklama, për çka vendosa të shoh profilin tim. Duke analizuar fotografitë që i kam publikuar, në moment të caktuar kuptova se e shfletoj jetën time, gjatë pesë viteve të kaluara.

Nga njëra anë, është e mirë ndjenja të përkujtohesh në disa momente të bukura nga jeta. Nga ana tjetër, jeta ime e përditshme është e ekspozuar dhe kuantifikuar deri në atë masë, saqë pothuajse secili që ka qasje në internet mund të dijë ku dhe me kë pi kafe dhe me kë takohem. Në momentet kur publikojmë storje ose postime në Instagram, nuk mendojmë shumë se dikush mund t’i keqpërdorë edhe përpos asaj se përditë lexojmë për raste të këtilla.

Problemi më i madh megjithatë është se ja kam autosorsuar kujtimet e mija Mark Zakerbergut, ndërsa ai i ka shitur. Dhe kjo me siguri në më shumë vende. Shpesh mendoja në lidhje me këtë, disa herë kam shkruar në lidhje me këtë temë, kam mbajtur edhe disa ligjërata për shkaqet pse mbledhja dhe shitja e të dhënave personale është gjë e keqe. Por, asnjëherë nuk kam menduar çfarë do të ndodhë nëse Fejsbuk bankroton dhe së bashku me të edhe Instagrami dhe të gjitha kujtimet time të autsorsuara.

Peshkaqen në rezervuar

Lexova një artikull në Vice. Ishte për një peshkaqen gjigant që shkatërrohej në një rezervuar plot me formalin diku në Australi. Peshkaqeni u kap në oqean në afërsi të begut australian dhe e kanë ekspozuar në qendër për eko – turizëm, i cili më vonë ka bankrotuar. Pasi ka bankrotuar, ishte transferuar në vend tjetër, më pas i është shitur një pronari të tretë. Kanë vijuar ndryshime të pronarëve dhe ujdurma të tjera administrative, duke lënë peshkaqenin e bardhë gjigant katër metra të madh, të shpërbëhet, të lënë pas dore. Dhe ky nuk është fundi i storjes, para disa vjet disa njerëz rastësisht e kanë zbuluar dhe ka publikuar video në internet, me peshkaqenin i cili po shpërbëhet në rezervuar. Që atëherë, entuziastë të ndryshëm dhe njerëz të çuditshëm kanë filuar të vizitojnë vnedin, duke mos e lënë peshkaqenin e shkretë të shpërbëhet në paqe.

Në atë moment, kujtimet të cilat i autsortova te Mark Zakerberg mu dukën si ai peshkaqeni i shkretë në rezervuar. Ato ende duken bukur si ditën kur i kam publikuar, sepse Mark ende mund të përfitojë nga shitja e të dhënave të mija, për data qendrat të vazhdojnë të punojnë dhe ai të blerë bluza ngjyrë gri. Por, ta analizojmë shkurtimisht mundësinë perandoria e Markut të shkatërrohet.

Nuk jam i sigurt cili do të jetë skenari i mundshëm dhe nuk dua ta teproj me fantazim. Ta shohim opsionin më të thjeshtë. Njerëzit mërziten nga gjërat. Kjo thjesht është kështu. Kujtohuni në MajSpejs (MySpace). Nëse njerëzit bezdisen nga Instagrami, ata nuk do ta përdorin më. Fejsbuk tani më po konsiderohet si rrjet social për njerëz të moshuar, ndërsa edhe Instagrami ka marrë atë rrugë. Rënia e numrit të përdoruesve do të thotë vetëm një gjë, treg më të vogël për reklamim. Më pak reklama do të thotë më pak para, deri në atë shkallë që Maqrk nuk do të ketë më interes të udhëheqë atë biznes. Në këtë situatë, prioritet kryesor sigurisht nuk do të jetë kthimi i sigurt i të gjitha të dhënave të përdoruesve dhe shkatërrimi i kopjeve. Përkundrazi, ati me siguri do të përpiqet të shesë gjithçka që do mund të shitet, për të nxjerrë maksimumin.

Kjo ndoshta nuk është diçka që do të ndodhë për disa muaj ose vite, por në moment të caktuar ka gjasa të ndodhë. Mark, mund të shesë kompaninë edhe para kësaj ose nëse jo ai, fëmijët e tij do të mund ta shesin. Esenca është se unë, nuk ka shumë zgjidhje nëse ndodh kjo. Nuk kam votuar për Markun, as për fëmijët e tij, as që ai do të më pyesë si të veprojë, kur anija do të fillojë të fundosë.

Dallimi ndërmjet rezervuarit dhe kujtimeve të mija është në atë se entuziastët dhe njerëzit e çuditshëm nuk do të duhet të shkojnë diku në Australi për t’ i parë, por do të mund ta bëjnë këtë nga dhomat e tyre të gjumit.

Janë të kota përpjekjet për ndryshim

Evropa, më saktë BE-ja, përpiqet të parandalojë skenarin që e paramendova më lartë, me miratimin e legjislacionit siç është GDPR (Dispozita e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave). Tërësisht e mbështes vendosjen e standardeve dhe përdorimin e ligjeve për mbrojtjen e privatësisë së njerëzve. Mirëpo, ligjet janë ligje dhe njerëzit i shkelin.

Marku dëshmoi para Kongresit në SHBA , Komisioni Tregtar Federal shqiptoi dënim me para për Fejsbuk, prej pesë miliardë dollarë amerikan, ndërsa janë shqiptuar edhe disa dënime me para për Fejsbuk në Evropë. Shumë aktivistë të cilët luftojnë për privatësi, këto ngjarje i konsiderojnë për fitore, por nëse është kështu në të vërtetë? Fejsbuk e parashikoi dënimin e Komisionit Federal për Tregti dhe siguroi mjete për të, para se të shqiptohet dhe vetë dënimi nuk kishte ndikim të konsiderueshëm mbi punën e Fejsbukut.

GDPR do të duhet të rregullojë përdorimin e të dhënave personale nga këta gjigantë. Dekreti përcakton dënime ekstremisht të larta nëse konstatohet keqpërdorimi i të dhënave personale nga gjigantët të cilët përpunojnë miliardë të dhëna personale. Tani më ka hetime kudër të gjitha kompanive të mëdha siç janë Fejsbuk, Gugl dhe Amazon nga agjenci të ndryshme për mbrojtjen të dhënave personale. Për momentin, një vit e gjysmë nga fillimi i zbatimit të GDPR, ende është herët të parashihet nëse BE-ja do ketë sukses në qëllimin të rregullojë përdorimin e të dhënave personale.

Si do qoftë, është pozitive ajo që ekzistojnë mundësi shtesë për beteja juridike me kompanitë e mëdha. Shpresoj se në të ardhmen do të ketë më tepër njerëz si Maks Shrems të cilët do të jenë mjaftueshëm të përkushtuar dhe të durueshëm të përdorin mekanizmat juridike për mbrojtjen e të dhënave personale. Rastet individuale, sado që duken të vogla, mund të bëjnë presedan të rëndësishëm për trajtimin e të dhënave personale në të ardhmen.

Instagrami nuk është vend vetëm për kujtimet time, së bashku me vëllezërit e tij Fejsbuk dhe Whatsapp, ata mbledhin shumë të dhëna senzitive për mua. “Kukit” e tyre janë të përfshira në rreth 46% të ueb faqeve më të vizituara, ndërsa aplikacionet e tyre, kanë qasje pothuajse në çdo gjë, në telefonin tim celular.

Në këtë pikë të komplotit, dikush me të drejtë mund të më pyesë, përse i përdor këto aplikacione. Të jem i sinqertë, me siguri sepse janë të lehta për përdorim, ndërsa edhe për shkak të njëfarë lloji kureshtje për jetën e të tjerëve, si dhe nevojën të ndaj çastet e gëzuara të jetës sime, me njerëz të tjerë. Supozoj se shumica e njerëzve kanë shaqe të ngjashme.

E ardhmja

Punoj në Fondacionin SHARE, organizatë për të drejta digjitale me seli në Beograd. Vitet e fundit, shumë njerëz dhe organizata na u qasën duke na kërkuar ndihmë për problemet me profilet e tyre në rrjetet sociale. Problemet dallojnë, nga shqetësim dhe vjedhje të identitetit deri në profile që janë de aktivizuar pa ndonjë shkak. Në disa raste ia dolëm të zgjidhim problemet me dijen dhe kontaktet tona, por në të shumtën e rasteve nuk mund të ndërmerret asgjë, sepse në fund të fundit ne jemi vetëm punëtorë jo material të parëndësishëm të Mark-ut, ndërsa të dhënat tona janë malli të cilin ai e shet.

Për fat të keq, nuk mund të jem optimist për të ardhmen tonë në Instagram dhe në përgjithësi nuk e di nëse ka jetë pas Instagramit. Atë që e di me siguri, është se kujtimet tona ruhen në data qendra të ftohta, të errëta, të cilat një ditë do mund të bëhen varrezat e tyre, duke pritur ndonjë Indiana Xhons të ri, t’ i lirojë mallkimet e zëna rob në to.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button