Pas shuarjes së “Alfave”, Qeveria i tregoi kompetencat e Njësitit Policor Intervenues

Në seancën e djeshme qeveritare, me propozim të MPB-së, është miratuar nevojën për ndryshim të rregullores dhe simbolet e uniformës së policisë për shkak të harmonizimit me strukturën e re në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, sipas të cilës në vendin e Njësitit për Rend dhe Qetësi Publike, Njësitit për Përgjigje të Parë dhe Intervenim “Alfa” dhe Njësitit për Asistencë, zbatim dhe sigurim të transportit, është formuar Njësiti për Polici Intervenuese (NjPI)., njofton Portalb.mk

“NjPI-ja, do të jetë kompetente për: ndjekjen e gjendjeve në fushën e sigurisë publike në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme dhe ndërmarrjen e veprimeve edhe masave nga fusha e rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të krimit dhe veprimit sipas kërkesës për asistencë dhe zbatim të vendimit ekzekutues, nëse gjatë zbatimit, personat zyrtarë përballen me rezistencë. Gjithashtu Njësiti do të sigurojë edhe asistencë nga kërkesat e personave tjerë juridik në territorin e Sektorit”, thonë nga Qeveria.

Deri të premten pritet të dihet se kush do të jetë udhëheqës i njësitit intervenues.

Njësiti “Alfa” u formua në vitin 2005, duke punuar nën kompetencat e MPB-së për të luftuar krimin rrugor. Nga viti 2014-të “Alfat” morën status të ri, janë përfshirë në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup dhe kanë punuar vetëm në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button