Sot në Kuvend iniciativa për ndryshimet zgjedhore

Temat në lidhje me Kodin zgjedhor, si listat e hapura apo të mbyllura, barazia gjinore, numri i njësive zgjedhore, Kuvendi i RMV-së njoftoi se do të diskutohen sot në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

Debati do të udhëhiqet nga Komisioni për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në krye me Aleksandar Kiracoskin. Komisioni në këtë nismë do të bashkëpunon me Iniciativën për një njësi zgjedhore.

Debati do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski” në objektin e Kuvendit të RMV-së, duke filluar në ora 14:00.

Kuvendi bën të ditur se ngjarja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button