Samsung bën çudinë, telefoni i ardhshëm me palosje do të ketë ekran prej xhami dhe jo plastike

Samsung la të kuptohej në Tetor se një telefon i ri me palosje po vjen duke sugjeruar një pasardhës të Galaxy Fold por me një qasje tjetër, në formë guacke me palosje vertikale, shkruan PCWorld Albanian.

Tashmë sipas raportimeve më të fundit nga insajderët e industrisë, ekrani do të jetë xhami dhe jo plastike siç është në Galaxy Fold.

Sipas insajderit Ice Universe, Samsung ka krijuar një xham super të hollë për telefonin e ardhshëm duke premtuar një ekran më të rrafshët dhe më pak rrudhje mbi të.

Është një ide e çmendur por jo e pamundur duke qenë se Samsung prej kohësh ka aplikuar për disa patenta. Gjithasht Ice Universe më përpara ka provuar se informacionet që posedon janë të sakta.

Me sukses gjeti kamerën në formë rrethore të Mate 30 si dhe kontrollin me gjeste të Pixel 4. Megjithatë fotoja e paraqitur nuk mund të konsiderohet si provë dhe të bazohemi në të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button