Jeta në një shtëpi me grupe të vogla nuk krahasohet me atë në institucion

Institucioni publik për përkujdesje të fëmijëve me Probleme edukative dhe sociale “25 maj”. Kjo që dikur ishte shtëpi e dhjetëra fëmijëve sot është bosh. Korridoret në ndërtesë janë të gjata dhe të ftohta. Muret në shumë vende janë dëmtuar nga lagështia. Poshtë shkallëve, në katin e sipërm, në të majtë, ka shumë dhoma për fëmijë, ku askush nuk jeton më, transmeton Meta.mk.

Por kudo ka gjurmë të fëmijëve. Ato flasin se këto dhoma dikur kanë qenë shtëpia e vetme e dikujt. Vizatimet në mure dëshmojnë për këtë. Një nga vizatimet tregon tregim të plotë. Në vizatim ka fjolla bore, bredh i dekoruar, dordolec prej dëbore dhe afër tij e ngjitur një shtëpi prej letre. Në mes, është vizatuar një zemër e madhe e kuqe. Vizatimi është  nënshkruar nga Muhamedi. Ky fëmijë ka jetuar këtu, një fëmijë plot me ëndrra, shpresa, pritshmëri … Ëndrra për shtëpie të ngrohtë, dashuri dhe pak lumturi.

Ai, së bashku me  24 shokët e tij, që nga viti i kaluar, jeton në një vend shumë më të mirë. Ata janë të vendosur në shtëpi me grupe të vogla si pjesë e procesit të deinstitucionalizimit, me të cilin përgjithmonë janë siguruar kushte jetese njerëzore dhe dinjitoze për fëmijët që kanë jetuar më parë në institucione të tilla. Vizituam një shtëpi e tillë e vogël, e vendosur në një shtëpi dykatëshe, në Vizbeg të Shkupit. Na pritën ngrohtësisht edukatorja Natasha Ristovska dhe kuzhinieri Goran Zdravkovski. Që të dy, së bashku me një edukator tjetër, kujdesen për tre adoleshentë që jetojnë në këtë shtëpi. Shtëpia është e ngrohtë, e pastër dhe zbukuruar në ambient të Vitit të Ri. Mobilet janë të reja, hapësira është e rehatshme dhe e dekoruar mjeshtërisht. Edhe bredhi është zbukuruar. Vërtetë shtëpi e ngrohtë. Dhe këtu, si në “25 maj”, ka fotografi të fëmijëve, vizatime dhe mesazhe të mbushura me dëshira dhe ëndrra në mure.

“Ne jemi një lloj prindër surrogat i këtyre fëmijëve. Kemi sfida të cilat i zgjidhim së bashku, por prapë duhemi, përqafohemi, rritemi së bashku. E dini, unë nuk e di se sa mund të plotësoj boshllëkun që vjen nga mungesa e nënës ose babait dhe nuk mendoj se dikush mund të zëvendësojë prindërit e tyre, por unë me të vërtetë i dua dhe kujdesem për ta. Ata më thonë se çfarë duan, çfarë nuk duan, çfarë i mundon. Ata që kanë të afërm, ne i lejojmë ata të vijnë për vizita”, tha mësuesja Ristovska, e cila shtoi se me fëmijët ka gjithmonë persona përgjegjës.

Gëzimi më i madh kur gatuaj patatet e skuqura, kuzhinieri Goran iu bashkua bisedës.

“U pëlqejnë edhe makaronat, nuk u pëlqejnë gjella me fasule, bizele. Këtu ne ulemi në tryezë në dhomën e ngrënies dhe të gjithë hamë, ashtu si në shtëpi. Duan edhe vetë të gatuajnë.  Për shembull, bëjnë pallaçinka”, thotë Gorani.

Këta tre fëmijë nuk shkojnë në shkollë publike por e ndjekin mësimin në shtëpi. Çdo ditë vjen një mësues më të cilin punojnë në bazë të një orar të përcaktuar. Këshilltarët e de-institucionalizimit që punojnë në këtë proces, të punësuar nga Ministria e punës dhe politikës sociale, thonë se fëmijët që janë regjistruar në arsimin e zakonshëm shpesh janë të diskriminuar.

“Kur drejtori dëgjon për fëmijën që donë të regjistrohet se është nga shtëpi e këtillë, menjëherë reziston. Dhe nuk është vetëm kjo problem, por edhe pasi fëmijët të regjistrohen, ata gjithmonë janë “therë në sy” dhe fajësohen në shumë situata, gjë që natyrisht është e gabuar. Këta fëmijë janë të diskriminuar, ndërsa ne po luftojmë kundër kësaj gjëje”, thotë këshilltari Vllado Karaev.

Ministri Mila Jarovska, së bashku me Përfaqësuesen e UNICEF-it Patricia Di Xhovani, gjithashtu e kanë vizituar shtëpinë e grupit.

“Kemi mundësi për të vizituar disa nga shtëpitë e vjetra që kanë qenë institucione për përkujdesje për fëmijë qoftë pa prindër, me probleme edukative ose sociale ose me masa të caktuara gjyqësore. Këtu jemi për të parë se cili është dallimi midis mënyrës se si shteti është përkujdesur për këta fëmijë të cilët janë tanët, në sistem, dhe si duket tani ky kujdes. Ky është një proces afatgjatë që nuk ndalet sot. Në këtë vend, këto dy vjet po shfaqen  rezultate në këtë fushë, por kjo duhet të vazhdojë me të njëjtën energji pasi që i gjithë sistemi duhet të shndërrohet dhe kjo përkujdesje të bëhet e qëndrueshme në mënyrë që fëmijët të pranojnë më të mirën. Një shoqëri mund të thotë se është humane vetëm nëse kujdeset për më të prekurit. Nëse lë pas më të prekurit, do të thotë që shoqëria nuk është humane. Do të kemi sfida si në shtëpi të vogla ashtu edhe në institucione, por në fund të fundit çdo institucion duhet të shndërrohet dhe që të gjithë fëmijët të pranojnë kujdes dhe mbështetje të duhur”, tha ministrja.

Di Xhovani theksoi se është krenare që UNICEF-i është i përfshirë në këtë proces për një numër arsyesh.

“Nëse, për shembull, fëmija im nuk është në gjendje të shikojë dhe të rritet në një institucion, atëherë asnjë fëmijë nuk duhet të rritet në një institucion. Deinstitucionalizimi është një trend ndërkombëtar sepse është vërtetuar që institucionet nuk janë vendi më i mirë për zhvillimin e duhur mendor dhe emocional të fëmijës dhe se ato nuk kontribuojnë në zhvillimin e emocioneve të lidhshmërisë me gjithçka që na ndërton dhe na bën perona të rritur të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm. Ky është proces global dhe kjo përcaktohet në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe mbi bazën e së cilës, para ca kohësh, në Asamblenë e Përgjithshme të KB, të gjithë 192 anëtarët nënshkruan një rezolutë kundër institucionalizimit. Në këtë drejtim, vendi juaj është disa hapa përpara sepse po lirohet nga institucionet dhe po i jep një qasje më humane përkujdesjes për fëmijët”, tha Di Xhovani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button