RMV, do të anulohet lustrimi, viktimat mund të padisin shtetin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi propozimin e Ministrisë së drejtësisë për anulimin e lustrimit, transmeton Portalb.mk.

Me anulimin e vendimit, do të anulohet gjithë vendimet që janë sjell nga lustrimi si dhe pasojat tjera juridike do të bëhen të pavlefshme.

Me Propozim-ligjin për shpallje të pavlefshmërisë dhe shkatërrim i akteve juridike, veprime, masa dhe pasoja juridike nga procedurat për lustrim, sipas ministrisë, do të rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare ndaj viktimave të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut e kishte cilësuar këtë vendim si një zgjidhje për shumë padrejtësi.

“Kjo Qeveri vazhdon të zgjidhë padrejtësitë. Proceset e porositura nga e ashtuquajtura lustrim do të ngelin si kujtim i keq nga koha e regjimit. Në Seancën e sotme të rregullt e kemi miratuar tekstin e Propozim-ligjit për shpallje të pavlefshmërisë dhe shkatërrim i akteve juridike, veprime, masa dhe pasoja juridike nga procedurat për lustrim”, deklaroi Zaev, duke premtuar se do të ketë edhe kompensim të dëmeve nga ky Komision.

Përndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë para dy vjetëve e konstatoi ndërprerjen e mandatit të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Nga viti 2009 deri më tani si bashkëpunëtorë dhe dhënës të urdhrave janë shpallur mbi 150 persona, ndërsa janë kontrolluar 30.935 persona.

LEXO: KOMISIONI PËR LUSTRIM
LEXO: LIGJI PËR LUSTRIM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button