Të pashitura janë 6.368, kurse po ndërtohen 11.950 banesa të reja

Në periudhën korrik-shtator 2019, në gjithë territorin e shtetit janë shitur 674 banesa të sapondërtuara që është për 195 banesa më tepër se tremujori i dytë i këtij viti, tregojnë të dhënat më të reja të Agjencisë për kadastër të patundshmërive, transmeton Meta.mk.

Deri në fund të shtatorit, në gjithë territorin e shtetit ka 6.368 banesa të cilat janë ndërtuar, ndërsa ende nuk janë shitur dhe ofrohen në tregun e patundshmërive.

“Gjithashtu, në Agjencinë për kadastër të patundshmërive janë lëshuar 11.950 fleta për para-shënim të objekteve që sugjeron se këto objekte janë në fazë të ndërtimit dhe së shpejti do të gjenden në tregun e patundshmërive. Mund të konstatohet që numri i objekteve të reja për momentin e plotëson kërkesën për banesa të reja”, thuhet në raport.

Përndryshe, numrin më të madh të banesave të shitura në periudhën korrik- shtator, këtë periudhë e ka komuna e kaposhit, përkatësisht në këtë periudhë janë shitur 239 banesa, ndërsa më së shumti shtëpi janë shitur në territorin e komunës Manastir, përkatësisht gjatë kësaj periudhe janë shitur 30 shtëpi.

Statistika tregon se banesat në Karposh shiten më së shumti ndonëse e kanë çmimin më të lartë mesatar prej 60.398 denarë për 1 metër katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button