Timjanik: Fqinjët nuk na donin, ndërsa tani na vijnë mysafir

Banorët e Timjanikut, të cilët para rreth një viti e gjysmë protestonin kundër akomodimit të fëmijëve me pengesa në shtëpi me grupe në lagjen e tyre, sot pa reserve dhe pa frikë kalojnë kohë me ata. Reagimet e mëparshme që këta fëmijë do të jetojnë afër tyre është shndërruar në bashkëjetesë, transmeton Meta.mk.

Atë e konfirmon edhe koordinatorja e grupeve të vogla në Koreshnicë, Timjanik dhe Negotinë, Dushica Buriq Dimova, e cila thotë se fëmijët janë pranuar dhe se nuk janë më vërejtjet dhe komentet e pakëndshme të cilat ishin në të kaluarën..

“Fqinjët na vijnë mysafir, organizojmë ditëlindje të fëmijëve, ftojmë mysafir nga popullata lokale dhe gjithmonë përgjigjen në ftesa. Na sjellin dhurata, fotografohemi dhe shoqërohemi. Na sjellin “smoki” dhe lëngje. Pas më tepër se një vit nga protesta, tani mund të them se qytetarët tërësisht i kanë tejkaluar të gjitha paragjykimet. Konsideroj që shumicën e atyre paragjykimeve i kanë pasur për shkak të mos informimit. Mbase disa prej tyre aspak deri atëherë nuk kanë pasur asnjë kontakt me persona me pengesa, mirëpo tani, më e rëndësishme është se jemi pranuar dhe nuk ekzistojnë aspak pengesa në socializimin tonë dhe banimin tonë këtu”, thotë Buriq Dimova.

Në këtë shtëpi jetojnë katër fëmijë me pengesa intelektuale dhe pengesa fizike. Për ata çdo ditë përkujdesen kujdestarë.

“Dita na fillon me shprehi higjienike, pas kësaj hamë mëngjes, ndërsa pastaj kemi punë me defektolog përkatësisht trajtim korektivo-rehabilitues dhe trajtim fizioterapeutik. I respektojmë dëshirat dhe interesat e fëmijëve, nevojat e tyre, kurse pastaj edhe trajtimin profesional e organizojmë në pajtim me gjithë atë që e duan ata. Po përpiqemi të mirëmbahen lidhjet familjare, lidhjet me kujdestarët”, plotëson koordinatorja.

Para se të punësohet këtu, ajo ka punuar në entin special në Demir Kapi.

“Dallimi është i madh në lidhje me atë se këtu kemi numër të vogël të fëmijëve të cilët janë të akomoduar. Me vet atë shumë më lehtë dhe më shpejtë adaptohemi me të gjitha nevojat e tyre, më shpejtë vërehet progresi tek ata, është lehtësuar edhe mënyra e punës. Fëmijët kanë mjedis stimulues për jetë, ndërsa kuptohet kjo është më e rëndësishmja që gjithçka tjetër të funksionojë”, informon Buriq Dimova.

Kjo shtëpi është rinovuar tërësisht dhe është rregulluar me të gjitha kushtet e nevojshme për jetë të këtyre fëmijëve, të cilët janë në moshë prej pesë deri 11 vite. Në shtëpi ka pesë hapësira të mëdha të pajisura me atë që u nevojitet fëmijëve.

Banorët e Timjanik, më 10 qershor vitin e kaluar, reaguan vrullshëm ndaj vendimit të organeve kompetente për akomodimin e katër fëmijëve në entin special Demir Kapi në fshatin Timjanik. Ministrja Milla Carovska është takusar me popullatën lokale dhe më pas përfundimisht u arrit pajtim të tejkalohen mosmarrëveshjet dhe banorët e fshatit më nuk kundërshtojnë hapjen e shtëpisë për grup të vogël për fëmijë me pengesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button