fbpx

Ministria e kulturës dhe dy sindikatat arritën marrëveshje

Hysni Ismaili, Ministri i kulturës është takuar me Grupin e punës dhe përfaqësuesit e dy sindikatave për kulturë, ku u arrit pëlqimi për miratimin e Marrëveshjes së re Kolektive në kulturë, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Kulturës bëjnë të ditur se teksti është harmonizuar me kërkesat e dy sindikatave.

“Duke i marrë parasysh mjetet buxhetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, Ministria dhe Qeveria kanë propozuar që dispozitat në lidhje me përcaktimin e koeficientëve për punonjësit e kulturës të fillojnë të zbatohen më së voni deri më 1.07.2020. Në periudhën në vijim, anëtarësia e të dyja sindikatave duhet të shpreh zyrtarisht mendimin e tyre për çështjen në lidhje me termin e zbatimit të koeficientëve”, deklarojnë nga ministria.

Sipas ministrisë, nëse sindikalistët japin pëlqimin, ministria dorëzon informatën në Qeveri, ku do të pason miratimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive në kulturë.

“Në drejtim të dialogut të mirë dhe përkushtimit të Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë, ju rikujtojmë se gjatë vitit 2019 ishte realizuar nivelimi i rrogave sipas veprimtarive të kulturës, si dhe janë siguruar mjetet financiare për pagesën e titujve të fituar profesionalë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore që ka qenë e papaguar për më shumë se 10 vjet”, deklarojnë nga ministria.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close