Familjarët e viktimave nga Llaskarca kërkojnë që të akuzuarit të gjykohen për vrasje

Familjarët e viktimave nga rasti i aksidentit në Llaskarcë kërkojnë që të akuzuarit të gjykohen për vrasje. Ata kanë dërguar propozim deri te prokuroria Publike dhe Gjykata Penale që të rikualifikohet vepra, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, të akuzuarit nuk duhet të gjykohen për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

Seanca e sotme ka kaluar në atmosferë të tensionuar. Prindërit e të vdekurve, të cilët e kanë ndjekur gjykimin, i kanë nëmur të akuzuarit dhe të afërmit e tyre që e kanë ndjekur seancën.

“Askënd të mos e kesh në Gostivar”, “Të vdesësh aty ku qëndron”, “Dhe fëmijët tuaj do t’i gjejë e njëjta, nuk do të mbeten të gjallë”, ishin disa prej të nëmurave që u dëgjuan në seancë.

Gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, disa herë gjatë gjykimit i ka paralajmëruar për sjelljen në gjykatë dhe i ftoi që të mos e prishin qetësinë në gjykatore.

Ndryshe, sot profesori nga Fakulteti për Teknologji Elektroteknikë dhe Informatike u është përgjigjur pyetjeve të palës mbrojtëse.

Profesori Millan Qosevski edhe në këtë gjykim përsëriti se është kryer ekspertizë në rrugën, bankinat, lokacionin ku ka qenë autobusi, por edhe vetë mekanizmi i autobusit. Ai ka theksuar se sistemi i frenimit “ABS” ka qenë i prishur dhe se në rrugë nuk janë parë gjurmë të frenimit.

Ekspertiza ka treguar se në fund të seksionit Shkup – Tetovë janë të qarta gjurmët e karburantit të autobusit përpara se ta humb kontrollin dhe ta godit mbrojtësen e hekurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button