Nuk ka mjaft parkingje në Shkup, për atë ka shumë punë karrotreci (infografik)

Mungesa e vendeve për parking në Shkup është problem i madh për qytetarët të cilët i shfrytëzojnë veturat për udhëtim nëpër qytet, por për karrotrecin – shërbimin e NP “Parkingu i Qytetit” kjo gjendje negative është mundësi e vërtetë për përfitim. Parkimi i parregullt i automjeteve, të cilat i merr karrotreci, kësaj ndërmarrje publike i sjellin qindra mijëra në vjet, transmeton Portalb.mk.

 

Të dhënat nga raportet vjetore për punën e NP “Parkingu i Qytetit” tregojnë se shërbimi i karrotrecit vetëm në vitin 2018-të nga rrugët e Shkupit ka ngritur 14.733 automjete. Krahasuar me vitin 2016-të, numri i automjeteve që vjet kanë paguar dënim për parkim të parregullt ësht ëmbi 1.000 automjete. Bashkë me atë, janë rritur edhe të ardhurat vjetore të karrotrecit.

Shërbimi i karrotrecit në katër vitet e fundit ka përfituar 1.5 milionë euro nga automjetet që janë sanksionuar për parkim në vend të palejuar. Më së shumti të ardhura shërbimi i karrotrecit ka mbledhur në vitin 2015-të, kur arkëtuar thuajse 440.000 euro. NP “Parkingu i Qytetit” vjet nga dënimet e automjeteve të ngritura nga karrotreci ka mbledhur 410.000 euro. Dhe nga vetë ndërmarrja në raportet e tyre theksohet se puna e karrotrecit drejtpërdrejtë varet prej zhvillimit të kulturës në komunikacion dhe parkimit në kryeqytet.

Mu zhvillimi i parkimit në Shkup është sfidë e madhe për autoritetet e qytetit. Qyteti i Shkupit për momentin nuk ka bërë analizë gjithëpërfshirëse për atë se sa vende të parkingut mungojnë në kryeqytet, as ka të dhëna që e prognozojnë kërkesën e vendeve të parkingut për periudhën e ardhshme. Autoritetet e qytetit këtë vit kanë dalë me vlerësim të përafërt se mungojnë rreth 8.000 vendparkingje për zgjidhjen e problemit me parkingun në Shkup.

Dhe derisa mungojnë numra precize për zhvillimin e politikave përkatëse për parking, numri i automjeteve të regjistruara në Shkup prej viti në vit vazhdimisht rritet. Në fund të vitit 2018-të, në kryeqytet ka thuajse 150.000 automjete me targa të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button