Kryetarja e Antikorrupsionit, Ivanovska: Prokuroria ende punon nën trysni

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska, vlerëson se Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ende punon nën trysni, pasi që siç tha ajo, për disa lëndë ende nuk kanë reaguar, ndërkaq për disa të tjera menjëherë reagojnë. Kjo sipas saj, nënkupton që ka porosi të ndryshme, njofton Portalb.mk.

“Mendoj se ende duhet shumë që të punohet, çdokush në vete, pastaj në mënyrë institucionale të përforcohen mekanizmat e kontrollit të sjelljes etj. Ne kemi paralajmëruar nga ana jonë për vitin e ardhshëm fillimisht sistemi gjyqësor do të vendoset në planin vjetor për kontroll dhe ndjekje të gjendjes pronësore, do të japim kontribut nga aspekti jonë, në pajtueshmëri me ligjin tonë dhe do të shohim se si do të shkojë më tej”, deklaroi Ivanovska.

E pyetur në lidhje me atë se sa është e mjaftueshme ndjekja e gjykatësve dhe prokurorëve në luftën kundër korrupsionit, Ivanovska tha se hapi i parë është nëse ata janë të përditësuar, nëse dorëzojnë lista anketuese, si për në fillim ashtu edhe për në fund të funksionit, por edhe nëse i japin të dhënat e sakta për të ardhurat e tyre dhe përfitimin e pronës.

“Duhet pak më konkretisht të ndiqet tërë problemi, pasi që këtu janë institucionet tjera, siç janë Policia Financiare dhe Kundërzbulimi Financiar. Nëse ne konstatojmë rritje të madhe të pronës, atëherë lëndët tona i dorëzojmë deri te institucionet kompetente të cilat kanë qendra hetuese dhe të cilat më thellë i hulumtojnë rastet, gjegjësisht se si dhe në çfarë mënyrë është përfituar prona dhe dorëzojnë më pas paraqitje. Ne edhe paraprakisht kemi hapur lëndë për 5 gjykatës, të cilët pas përpunimit tonë i dorëzuam dhe presim që në afat sa më të shkurtër ato të mbarohen”, tha Ivanovska.

Në lidhje me vetingun në gjyqësor, ajo tha se mund të flitet për paralajmërim edhe për veting, por ajo duhet mirë të përgatitet. Vetingu, sipas Ivanovskës, patjetër duhet të bazohet në ligje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button