Zaev: Zgjedhjet mund të shtyhen nëse nuk miratohen ligjet thelbësore

Nëse në Kuvend nuk miratohen ligjet thelbësore që janë të rëndësishëm në jetën e qytetarëve, atëherë zgjedhjet mund të shtyhen, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev duke shtuar se megjithatë nuk e dëshiron atë.

“Njëqind herë kam thënë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, por obligim para së gjithash qytetare dhe politike është të mos lejojmë çfarëdo që të bllokojë realizimin e asaj që nënkupton interes të qytetarëve”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me 120 ligjet që janë në rend dite në seancën parlamentare.

Në pres konferencën e Qeverisë, Zaev ka thënë se nuk do t’ia lejojnë atë gjithë atyre që tentojnë të obstruojnë, por ka apeluar edhe deri te shumica parlamentare të jetë në bankat e Kuvendit që në kohë të sillen ligjet esenciale, transmeton MIA.

Ai ka shtuar se çdo ditë ndjek atë që ndodhë në Kuvend dhe se përgjegjësi kanë të gjithë- edhe deputetët edhe Qeveria dhe pushtetet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button