Riorganizim në Polici, nuk do të ketë më “Alfa”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për shtyp i konfirmoi informatat se Njësiti Policor për Përgjigje të Parë dhe Intervenim “Alfa” nuk do të ekzistojë më. Për momentin po kryhet riorganizim në MPB, me të cilin “Alfa” do të bashkohet me Njësitin për Rend dhe Qetësi Publike dhe bashkë do të funksionojnë si njësi intervenuese, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi kryesor është që të kemi dukshmëri më të madhe në terren, është bërë riorganizim sipas shembullit të vendeve evropiane”, deklaroi ministri Spasovski.

Bashkimi i “Alfave” me Njësitin për Rend dhe Qetësi Publike do të mundësojë formimin e policisë intervenuese që do të punojë në mbrojtjen e sigurisë në Shkup. Deri të premten do të dihet se kush do të jetë udhëheqës i njësitit intervenues.

Njësiti “Alfa” u formua në vitin 2005, duke punuar nën kompetencat e MPB-së për të luftuar krimin rrugor. Nga viti 2014-të “Alfat” morën status të ri, janë përfshirë në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup dhe kanë punuar vetëm në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button