Rindërtimet e fondit të banesave për efikasitet energjetik do të kushtojë mbi 500 milion euro (infografik)

Zëvendësimi i dritareve dhe dyerve në ndërtesat për banim, së bashku me ndërtimin e fasadave të reja dhe riparimet e çative, mund të sjellin fatura më të ulëta për ngrohje dhe ftohje, deri në 40% mesatarisht, për familjet në Maqedoni, Por, për të bërë rindërtime me efikasitet të energjisë në tërë fondin e banesave në vend, vlerësohet se do të nevojiten më shumë se 500 milion euro, sipas të dhënave të “Habitat Maqedoni”, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e tyre tregojnë se rreth 80 përqind e fondit të banesave në Maqedoni është ndërtuar para vitit 1991 dhe vetëm 30 përqind të popullsisë jeton në shtëpi me izolim termik. Si pasojë, konsumi i energjisë, në nivel vjetor, nga familjet në Maqedoni është i madh, megjithëse jemi një nga vendet më të varfra në Evropë. “Habitat Maqedoni” kohët e fundit ka marrë pjesë në rindërtimin e 78 ndërtesave për banim.

Përvoja e fituar tregon që aplikimi i masave për efikasitet energjetik në ndërtesat e banimit do të jetë një nga sfidat kryesore me të cilat do të përballet vendi.

– Në vetë procesin e organizimit për rindërtim të ndërtesave, sfida më e madhe ishte organizimi i pronarëve të apartamenteve, përkatësisht marrja e pëlqimit nga të gjithë banorët – theksojnë nga “Habitat Maqedoni”.

Përveç se investimi mund të ketë ndikim të ulen faturat e ngrohjes në çdo amvisëri, efikasiteti energjetik mund gjithashtu të rezultojë edhe në një ulje të ndotjes së ajrit në qytetet e Maqedonisë, gjë që është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh mënyrën e ngrohjes së shumicës së familjeve në vend. .

“Habitat Maqedoni” ka përllogaritur që kursimi vjetor i energjisë në 60 ndërtesa banimi, pas aplikimit të masave energjetike, do të ishte 7.910 megavat orë. Kjo do të zvogëlonte emetimet e CO2 për 3,670 ton, vetëm nga familjet që jetojnë në 60 ndërtesat e rindërtuara.

Përkundër avantazheve të tilla që rrjedhin nga zbatimi i masave për efikasitet energjetik, Maqedonia aktualisht është një hap prapa vendeve të tjera të rajonit në këtë drejtim. Ligji për efikasitetin e energjisë ende nuk është votuar nga ligjvënësit në kuvend, e pas kësaj duhet të fillojë zbatimi dhe plotësimi i akteve nënligjore. Fondi për efikasitet energjetik në nivel kombëtar nuk është krijuar ende, ndërsa ajo që dihet aktualisht është se fondet fillestare për themelimin e tij do të sigurohen përmes një kredie të Bankës Botërore.

Qeveria aktuale do të fillojë të përdorë kredinë bankare prej 25 milionë euro vitin e ardhshëm, për të rinovuar rreth 100 ndërtesa publike në nivel lokal dhe qendror. Për më tepër, 24.8 milionë euro nga KfV Bank i Gjermanisë dhe nga BE do të realizohet rindërtim për efikasitet energjetik të konvikteve studentore në të gjithë vendin. Përkundër projekteve të reja që vijnë për realizim, aktualisht nuk ka asnjë informacion të detajuar nga autoritetet shtetërore se çfarë forme të mbështetjes do t’u ofrojë në të ardhmen familjeve në vend për të zbatuar masat për efikasitetit energjetik në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button