MPB me detaje për konfiskimin e 700 kg kokainë, aktorja Stojanovska ka qenë mbështetëse logjistike (VIDEO)

Aktorja Silvija Stojanovska, ka qenë vetëm ndihmës në grupin kriminal i cili ka distribuuar kokainë në vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

Ajo ka qenë e përgjegjshme për rezervimin e qëndrimeve në hotele, por edhe për transferim të 10.000 euro.

Ministria e Punëve të Brendshme sot i ka zbardhur detajet e aksionit për shkatërrimin e trafikimit të organizuar të 700 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Evropë.

Janë arrestuar gjithsej 5 persona, ndërkaq 2 po kërkohen.

Përveç Stojanovskës, në Shkup është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Voisllav Budisavleviq. Në Madrid është arrestuar edhe vëllai i Budisaleviqit, bashkë me dy shtetas spanjoll.

Të gjithë dyshohen për prodhim të paligjshëm dhe të paautorizuar të drogave narkotike dhe lëshim të tyre në treg. Aksioni është zbatuar me ndihmën e policisë spanjolle dhe sektorit amerikan për shkatërrim të trafikimit me drogë.

Vlera e kokainës vlerësohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit i ka shqiptuar 30 ditë arrest shtëpiak aktores Silvija Stojanovka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button