Buxheti 2013, s’ka para për projektet shqiptare!

Kredi në vlerë prej rreth 300 milionë euro, vetëm 3.9 milionë euro për gazifikimin, më shumë se 20 milionë euro për ndërtesa administrative. Këto janë segmentet e Buxhet të ri për vitin 2013. Gjithsej Qeveria për vitin e ardhshëm planifikon të mbledh 2.4 miliardë euro, ndërsa të harxhojë thuajse 2.7 miliardë euro. A është buxheti shprehje e pritjeve reale apo është bërë me një dozë të populizmit dhe optimizmit të paqëndrueshëm?

Buxheti 2013

Të ardhurat e përgjithshme                            2.4 miliardë euro
Shpenzimet e përgjithshme                               2.7 miliardë euro
Deficiti buxhetor                                                287 milionë euro

Buxheti për vitin e ardhshëm konsiderohet si njëri nga buxhetet “më të mëdhenj” të projektuar. “Buxheti më i madh duhet të krijojë hapësirë për zgjerimin e kuantitetit më të madh, por të kualitetit të ofertës së të mirave publike. Por strukturimi i tij i gabuar edhe në kushte të rritjes së tij të vazhdueshme, shpie drejt shkallës jo përkatëse të rritjes ekonomike. Në kushte kur në shtet nuk ekziston transparencë dhe përgjegjësi në shpenzimin e parave të popullit, rritet edhe mundësia për zmadhimin e apetiteve për shpenzim pa mos dhënë llogari për mënyrën e atij shpenzimi”, thekson për Portalb Shenaj Haxhimustafa, profesoreshë e Universitetit të Evropës Juglindore.

Sipas analizës, ja një pjesë e gjërave për të cilat do të harxhohen paratë për vitin e ardhshëm:

1. Ndërtesat administrative të drejtorisë shtetërore         20,2 milionë euro
2. Ndërtesë e Ministrisë së Financave                        3,7 milionë euro
3.Ndërtesë e Ministrisë së Transportit                          1,7 milionë euro
4.Zona të lira ekonomike                                                 6,6 milionë euro
5.Punësime të përkohshme                                         1,6 milionë euro
6.Gazifikimi                                                                    3,9 milionë euro

Sipas buxhetit të konceptuar, Qeveria deri në vitin e ardhshëm planifikon të shpenzojë më shumë para për rroga të administratës, për subvencione, mallra dhe shërbime, por duhet të paguajë edhe më shumë para për kamatat që paguan për kreditë.

Buxheti 2013
Rroga                                   375 milionë euro
Mallra dhe shërbime               280 milionë euro
Transfere sociale                  1.2 milionë euro
Kamata                                   66.7 milionë euro

Në buxhetin për vitin e ardhshëm, profesoresha Haxhimustafa nuk sheh ndarje të barabartë dhe proporcionale të parave sipas çelësit etnik. “Tek ne barazia dhe proporcionaliteti matet përmes ndarjes kuantitative të mjeteve të buxhetit. Shumë është me rëndësi që ky barazim të realizohet në bazë kualitative, e jo në përmbushjen e disa numrave. Barazia dhe proporcionaliteti i tillë për fat të keq ngec”, vlerëson Haxhimustafa. Nuk pret që buxheti i ri do të sjell zhvendosje të rëndësishme në ekonomi.

“Të udhëhequr nga përvoja e deritanishme e shpenzimit të Qeverisë së tanishme, dyshoj se struktura e shpenzimeve do të mund të ndihmojë diçka me rëndësi për të ndryshuar rrjedhat historike në vend. Deficitet buxhetore dhe rritja e borxhit publik janë të lejueshme, por ajo që është e rëndësishme është se për çka shfrytëzohen këto para. A shfrytëzohen për realizimin e disa qëllimeve të caktuara afatmesme dhe afatgjata, përmes formës së investimeve kapitale, të cilat shpijnë drejt përmirësimit të mirëqenies shoqërore, apo për realizimin e qëllimeve afatshkurtra politike, të cilat shpijnë drejt përmirësimit të gjendjes së grupeve të caktuara të interesit në shtet”, konstaton profesoresha.

Vlerësim i ekspertëve dhe i ekonomistëve

A është buxheti shprehje e pritjeve reale apo është bërë me një dozë të populizmit dhe optimizmit të paqëndrueshëm. Opinioni i ekspertëve është ndarë lidhur me mënyrën se si do të mblidhen dhe si do të shpenzohen paratë e popullit deri vitin e ardhshëm. Ja një pjesë e vlerësimeve të opinionit afarist dhe të ekspertëve.

Stojmirka Taseska, Oda Ekonomike e Maqedonisë

“Nëse e marrim anën shpenzuese mund të japim qëndrim pozitiv nga aspekti i asaj se nuk janë planifikuar ngarkesa shtesë për bashkësinë afariste ndërsa në anën shpenzuese mirë është ajo se ka rritje të shpenzimeve për investime kapitale prej 10.4 për qind të cilat janë orientuar drejt kërkesave të cilat deri më tani i kemi theksuar disa herë”, tha Taseska, duke shtuar se buxheti është akti më i rëndësishëm i shtetit me të cilin planifikohen të ardhurat dhe shpenzimet të cilat nga aspekti i bashkësisë afariste paraqet instrument për nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Tome Nenovski, profesor universitar

“Propozim buxheti për vitin e ardhshëm është i balancuar dhe do të duhej ta stabilizojë ekonominë në pritje të lëvizjeve pozitive në Bashkimin Evropian si bazë për projektimet e mëtejshme pozitive dhe shkallëve më intensive të rritjes. Evidente është do të ndihmohen kategoritë më të kërcënuara në vend, ku fillimisht mendohet për ndihmën e pensionistëve dhe të një kategorie të caktuar të personave të kërcënuar social me çka në njëfarë mënyre do t’u kompensohet ajo që ata e humbin sot apo do ta humbin vitin e ardhshëm me realizimin e shkallës së inflacionit dhe me shkallën e pritur të inflacionit gjatë vitit të ardhshëm”.

Nikolla Popovski, profesor universitar

“Nëse e marrim rritjen e deficitit prej 2.5 për qind deri në 3.5 për qind ajo është 40 për qind rritje. Kjo do të thotë se huamarrja në vend do të rritet për 40 për qind. Rritja e ekonomisë është me 2 për qind në kushte kur në këtë vit 2012 rritja e ekonomisë pritet të jetë mes 0 për qind dhe -1 për qind, që do të thotë se rritja në vitin 2013 do të jetë në krahasim me vitin 2012, ashtu që në vitin 2013 nuk duhet pritur asgjë. Tani madje as optimistët, ata optimist të rrejshëm për arsye politike tani edhe vet thonë se 2013-ta do të jetë vit i humbur”.

Aduti kyç me të cilin Qeveria e mbron buxhetin e sivjetmë janë investimet kapitale. Sipas ministrit të Financave Zoran Stavrevski ato deri vitin e ardhshëm në krahasim me vitin 2012 do të jenë më të mëdha për 10.4 për qind, apo për investime kapitale, të cilat vlerësoheshin si pjesa kyçe dhe zhvillimore e buxhetit, do të shpenzohen 307 milionë euro. Megjithatë, për dallim nga projektimet qeveritare, çdo vit pikërisht realizimi i investimeve kapitale buxhetore nuk mund të realizohet tërësisht.

 Aneta Dodevksa, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button