Për profesorët që dyshohen se kërkonin seks ose një mijë euro për notë, vendoset më 3 shkurt

Pala e akuzuar më 10 janar ka mundësi të jep fjalën përfundimtare, ndërsa sot u shpalosën dëshmitë nga pala mbrojtëse për rastin “Erasmus”, transmeton Portalb.mk.

Pas këtyre seancave, më 3 shkurt do të shqiptohet aktvendimi nga Gjykata penale e Shkupit.

Sot dëshmoi demonstratori Dragan Denkovski dhe profesori Stojan Debarliev. Ky i fundit pranoi se ka pasur shpesh konsultime me studenten, por në kuadër të kompetencave të tij.

Demonstratori Denkovski, para Trupit gjykues mohoi se ka pasur çfarëdo ndikimi mbi profesorët për kalimin e ndonjë provimi dhe se angazhimi i tij ka qenë të kujdeset për studentët që gjatë provimit mos të kopjojnë. Ai, theksoi se në bufe ka qëndruar shpesh dhe se ka pasur urgjenca nga ish i punësuarit në bufenë e Fakultetit Ekonomik, Dejan Trajkoviq.

Përndryshe, në seancën e fundit të rastit “Erasmus”, dëshmitari Dejan Trajkoviq tregoi se profesori nga Fakulteti i Ekonomisë në “Kirili dhe Metodi”, Bobek Shuklev ka kërkuar favore në këmbim të notës.

Trajkoviq, i cili dëshmon se profesori kërkonte marrëdhënie seksuale ose një mijë euro për një notë, nga viti 2012 deri në vitin 2018 ishte i punësuar në bufenë e fakultetit.

Ai tregoi për një rast, kur profesori te një studente insistonte që një studente të marrë notë vetëm përmes marrëdhënieve seksuale, derisa studentja kërkonte vetëm përmes pagesës të marrë notë. Pasi i është transmetuar përgjigja e saj, profesori Shuklev ka thënë “do të dëshiroja të bëj seks me atë mbase ajo është shumë e bukur, por le të paguajë”.

Dëshmitari Trajkoviq tregoi edhe për demonstratorin Dragan Denkovski, i cili kishte deklaruar se mund të ndërmjetëson në marrjen e notave me pagesë të profesorët si Dragi JanevSllave Risteski dhe disa tjerë.

Ai kishte treguar edhe për tarifat e profesorëve, të cilat silleshin nga 500 euro deri në një mijë euro.

Profesorët Bobek Shuklev dhe Sllave Risteski akuzohet për marrje ryshfeti gjatë vitit 2015 dhe 2016.

“Personat janë të dyshuar për kryerjen e më shumë veprave penale për të cilat do të vendoset gjatë hetimit. Përveç marrje para, ekziston shkallë e bazës së dyshimit se një pjesë e profesorëve kanë kërkuar edhe kryerjen e shërbimeve seksuale për kalimin e provimit. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve për mbledhjen e dëshmive, pas dhënies së urdhrit për bastisje, njëri nga profesorët është kapur në flagrancë duke kryer vepër penale – marrje ryshfet prej 1.000 eurove, përderisa për të tjerët janë siguruar dëshmi për periudhën e kaluar”, u tha në njoftimin fillestar të Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

LEXO: Dëshmitari tregoi se cili profesor kërkonte seks ose një mijë euro për notë
LEXO: Rasti “Erazmus”, ngritet aktakuzë për 6 profesorë të Fakultetit Ekonomik të UKM-së
LEXO: Prokuroria Themelore: Profesorët kanë marrë ryshfet dhe kanë kërkuar shërbime seksuale për nota
LEXO: “Erazmus”, katër profesor pezullohen nga puna
LEXO: Prokuroria ka kërkuar profesorët e dyshuar për rastin “Erazmus” të mos shkojnë në punë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button