U arrestua këngëtari i njohur i rok muzikës shqiptare

Është vënë në pranga këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka.

Këngëtari u arrestua pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, informon gazetari i Ora News.

60-vjeçari u ndalua rreth orës 00:15 të mbrëmjes së të dielës në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

“Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se shtetasi A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l,”- informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

Ndërkohë në prangat e policisë kanë edhe 17 drejtues të tjerë mjetesh që po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara, kishin konsumuar alkool apo po përdornin  telefonin në timon.

Policia njofton se:  

• Janë arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi

• Janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 175 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button