Zidane: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, deklaroi se kolegu i tij i Manchester City-t, Pep Guardiola, është trjaneri më i mirë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zidane dhe Guardiola në shkurt dhe mars të vitit të ardhshëm do të masin forcat në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërkohë që trajenri i “Klubit Mbretëror” nuk kurseu fjalët e mirënjohjes për ish-lojtarin e Barcelonës.

“Kam luajtur shumë herë kundër tij. Unë e respektoj atë si lojtarë dhe si trajner pasi mendoj se është trajneri më i mirë në botë. Këtë e ka dëshmuar gjatë karrierës së tij dhe mezi pres që të luajmë kundër skuadrës së tij”, ka thënë Zidane, shkroi “Marca”.

Real Madrid më 26 shkurt të vitit të ardhshëm do të presë Manchester City-n në xhiron e parë të së tetës së finales, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Manchester më 17 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button