Blerim Isufaj – kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës

Blerim Isufaj me vota unanime është zgjidhur Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ish-kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufi për kundërkandidat kishte e Haki Gecaj, por që arriti të grumbullojë 10 vota të cilat ia mundësojnë një mandat 4 vjeçar në krye të PSK-së.

“Meqë janë 10 vota për Blerim Isufaj, zgjidhet Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të republikës se Kosovës, mandati i kryeprokurorit është 4 vjeçar”, tha kryesi i KPK-së,  Bahri Hyseni.

Po ashtu në këtë mbledhje u rizgjodh edhe kryeprokurori ti Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Para se të shkohej në votim, KPK-ja ka refuzuar kundërshtimet e kandidatëve për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Valdet Gashi dhe Fitore Sadikaj, duke lënë të vetëm në garë, Kujtim Munishin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button