Këshilli i ambasadorëve në RMV: Kusht për anëtarësimin në BE të jetë e vërteta e konfirmuar bashkërisht për të kaluarën historike

Shoqata për Politikë të Jashtme dhe Ndërkombëtare – Këshilli i ambasadorëve kumtoi se është e jo shembullore që institucionet më të larta shtetërore të debatojnë dhe të miratojnë rezolutë për prejardhjen etnike dhe gjuhësore të një kombi, siç ishte rasti para pak kohe me Kuvendin kombëtar të Republikës së Bullgarisë.

“Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se kusht që Republika e Maqedonisë Veriore të bëhet anëtare e BE-së nuk duhet të jetë që ajo ta pranojë interpretimin e historianëve bullgarë për origjinën e kombit maqedonas dhe gjuhën maqedonase, si e vërteta e vetme historike, por ajo të bazohet në të vërtetë të përbashkët historike e konfirmuar nga komisionet të cilat janë krijuar me qëllim t’i unifikojnë dallimet në interpretimin e së kaluarës së përbashkët historike të dy popujve në bazë të argumenteve shkencore dhe interpretimeve të shkencës historike në rajon dhe në mbarë botën”, shkruan në reagimin e Këshillit ekzekutiv të Këshillit të Ambasadorëve dhe kryetarit të tij Ljupço Arsovski.

Duke shprehur shqetësimin se ditët e fundit prej figurave të shquara në jetën politike, sferën shkencore, institucionet shtetërore, dhe asociacione qeveritare dhe joqeveritare të Republikës së Bullgarisë janë duke u aktualizuar intensivisht, siç theksojnë nga “teoritë e vjetra bullgare të mohimit të gjuhës maqedonase”. Këshilli konsideron se mënyra e vetme për përforcimin e marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve dhe miqësia midis dy popujve është që të respektohet dhe zbatohet në të dy vendet Marrëveshja për  fqinjësisë të mirë dhe bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button