Është rrahur i akuzuari në “TNT” Trajkovski, nesër do të sillet në Gjykatë me polici

Gjykimi në lëndën TNT, sot është anuluar për shkak se ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski nuk është paraqitur në gjykatë, për arsye se ashtu siç tha avokati i tij, ai ndodhet në spital për kurim nga lëndimet e marra nga një përleshje e mbrëmshme me dy persona, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se nesër në ora 09:00 Trajkovski do të arrestohet pasi që ka marrë informata nga mjeku i Qendrës Urgjente se është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse avokati i tij Jovica Strashevski thotë se ai duhet që të shkojë në intervenim kirurgjik.

Jozyrtarisht, mbrëmë derisa ka qenë duke shëtitur në afërsi të “Remedika”, në “Zhelezarë”, ka takuar dy persona që kanë qenë duke e shëtitur një qen, por pa maskë.

Trajkovski ka reaguar dhe u ka thënë se ka frikë dhe për këtë kanë nisur përleshjen verbale, ndërkaq më pas personat e kanë sulmuar fizikisht. Ai rasti ne ka paraqitur në polici rreth orës 23:35 dhe ka thënë se sulmuesit nuk i njeh.

Policia po i kërkon sulmuesit.

Ndryshe, disa seanca me radhë, po tentohet të zvarritet rasti “TNT”, në të cilin së shpejti duhet të ketë aktgjykim.

Gjykatësi Stavrev, në seancën e kaluar  i dënoi me nga 2.000 euro 3 avokatë për zvarritje të procesit gjyqësor.

Në TNT, i pandehuri i parë është i arratisuri në Hungari, Gruevski. i cili ka urdhëruar  që me eksploziv të shkatërrohet objekti “Kosmos” i Canoskit, pasi në vitin 2011 e ndërpreu koalicionin e tij me VMRO-DPMNE. Pastaj, Janakieski si koordinator i gjithë aksioneve për prishjen e paligjshme, Trajkovski si logjistikë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni incizimin telefonik të mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button