fbpx

Sivjet pikëpagesa shtesë, ndërsa në vitin 2021 do të përfundon autostrada

Goran Sugareski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve së bashku me Drejtorin e ndërmarrjes publike “Rrugë Shtetërore”, Zoran Kitanov premtuan se do të investojnë rreth 300 milionë euro vetëm në infrastrukturë, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve jo rastësisht është motor i ndryshimeve të tilla ekonomike. Këtë vit do të përfundojmë me mbi 80 përqind të realizimit të investimeve kapitale në portofolin tonë, që tregon përkushtimin e të gjitha burimeve për të arritur qëllimin përfundimtar, e ai është cilësi më e mirë e jetës dhe rritja ekonomike e vendit. Vitin tjetër ne kemi në plan të përfundojmë hekurudhën për në Beljakovc dhe të fillojmë ndërtimin e seksionit nga Beljakovci në Kriva Palanka. Gjithashtu, vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i gazpërçuesve magjistral nga Velesi në Sveti Nikollë dhe nga Gostivari në Kërçovë”, tha Sugareski.

Ai premtoi se do të fillojë edhe ndërtimi i kanalizimit në zonën e Vizbegut dhe Haraçinës.

Zoran Kitanov potencoi se sivjet janë investuar mbi 230 milion euro, duke treguar se janë përfunduar 782 kilometra rrugë dhe i krahasoi ato me rreth 600 kilometra rrugë të përfunduara në dhjetë vitet e mëparshme.

Kitanov shtoi se Ndërmarrja Publike ka mbjellë me sukses mbi 350,000 mijë apo rreth 600,000 drunj akacie në pjerrësitë gjatë autostradës Miladinovci-Shtip dhe është duke punuar në një projekt për të instaluar panele fotovoltaike në të gjitha pikëpagesat që do të prodhojnë energji elektrike për nevojat e stacioneve të pagesave.

Kitanov informoi edhe për një muaj apo një muaj e gjysmë do të lëshohet në përdorim pikëpagesa e dytë Demir Kapi – Smokvicë.

Në pyetjet e gazetarëve Sugareski deklaroi se është optimist se autostrada Kërçovë-Ohër do të lëshohet në përdorim në kuadër të afatit të paraparë deri në vitin 2021.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close