Makraduli i kundërpërgjigjet marshit protestues kundër ndotjes së ajrit

Jani Makraduli, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot prezantoi rezultatet e ndotjes së ajrit, duke theksuar se këtë vit kemi ulje të ditëve me përqendrim të lartë të grimcave PM10, transmeton Portalb.mk.

“Në Shkup ka më shumë gjelbërim, janë pastruar drunjtë, janë vendosur barriera të gjelbëra midis këmbësorëve, çiklistëve dhe automjeteve. Ka parqe dhe çati të gjelbërta të reja. Në 36 komuna, në 108 ndërtesa publike ka sisteme fotovoltaike. Maqedonia është kampion në reformat e politikës energjetike”, deklaroi Makraduli.

Makraduli tregoi se janë ulur zjarret ilegale si rezultat i inspektimit.

“Ne kemi ulur TVSH-në për ngrohje qendrore, kemi mbajtur çmimin e energjisë elektrike dhe ky është burim i disponueshëm i ngrohjes. Kontribut komplementar janë edhe masat në planin për ajër të pastër – dokumenti i parë strategjik i miratuar nga Qeveria, e cila drejtpërdrejtë ballafaqohet me burimet të  ndotjes me mjetet e saj buxhetore”, deklaroi Makraduli.

Konferenca e Makradulit erdhi si përgjigje e marshit protestues, ku qytetarët paralajmëruan Qeverinë se akoma nuk i ka realizuar kërkesat për ajër të pastër.

LEXO: Shkup, nxënësit protestuan kundër ndotjes së ajrit
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button