Kuvendi i RMV-së e votoi Buxhetin për vitin 2020, planifikohet rritje e pagave

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot arriti të miraton Buxhetin për vitin 2020 me 65 vota “për”, transmeton Portalb.mk.

“Me Buxhetin e vitit 2020-të, planifikohet rritje e pagave prej shkurtit tek specialistët për 25%, tek mjekët e përgjithshëm për 15%, tek motrat për 10%, derisa tek bashkëpunëtorët mjekësor për 5%”, deklaroi zv.ministrja Shirete Elezi.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska e vlerëson buxhetin për vitin e ardhshëm si kapital njerëzor, përkatësisht sistem më të mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritje të sektorit real.

“Buxheti 2020 mban moton ‘Investojmë në kapitalin njerëzor’ sepse kapitali njerëzor është më i rëndësishmi për zhvillimin ekonomik të një vendi. Vetëm më të lumtur dhe më të motivuar në vendet e tyre të punës mund ta japin maksimumin e tyre, ndërkaq edhe të mbeten ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, sepse shtëpia është shtëpi. Buxheti është kahëzuar drejt tre shtyllave themelore për zhvillimin e tij, do të investojmë në shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, kujdes social më të mirë, dhe në përgjithësi kushte më të mira për jetë të qytetarëve tanë”, theksoi Angellovska.

Përndryshe, në Propozim planifikohen 3 miliardë e 615 milionë euro të ardhura, ndërsa shpenzimet planifikohet të arrijnë vlerën 3 miliardë e 898 milionë euro.

Derisa për vitin 2019-të deficiti buxhetor arrinte 2.5% të BPV-së, në vitin 2020 deficiti buxhetor do të jetë 2.3%.

LEXO: Buxheti 2020, filloi diskutimi në parlament, opozita e quajti populist, mazhoranca e sheh si zhvillimor
LEXO: Në Buxhetin e vitit 2020, 53 milionë euro janë ndarë për paga më të larta në administratë
LEXO: 3.9 miliardë euro do të jetë Buxheti i RMV-së për vitin 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button