Mançevski: Të mos ushtrohet presion politik ndaj të punësuarve

Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë deklaroi se nuk duhet të ushtrohet presion politik ndaj të punësuarve në sektorin publik, duke e marrë parasysh periudhën parazgjedhore, shkruan Portalb.mk.

“Nga ana jonë do të kenë derë absolutisht të hapur, qasje në informacionet dhe dokumentet që u duhen në pajtim me ligjin, ashtu siç është, nuk kemi asgjë për të fshehur, të hapur dhe në mënyrë transparente siç jemi ndaj qytetarëve”, tha Mançevski.

Ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunon me zëvendësin e tij në qeverinë teknike, pavarësisht cilës parti i takon.

Mançevski gjithashtu premtoi se regjistrimi i fëmijëve në kopshtet e gjithë komunave do të jetë në formë elektronike, përmes Portalit kombëtar për shërbime elektronike.

“Në portalin uslugi.gov.mk në formë elektronike janë të kapshëm 127 shërbime të 28 institucioneve. Në të ardhmen ai numër do të rritet me faktin se në dispozicion janë 1,300 shërbime”, pati deklaruar Mançevski.

Deri vitin e ardhshëm pritet numri i shërbimeve të arrin deri në 300 shërbime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button