Testi 30 sekonda që ju tregon sa të shëndetshme e keni zemrën

Jeni kuriozë të dini nëse keni një zemër të fortë? Ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të zbuluar nëse zemra juaj është e shëndetshme. Për këtë ju duhet një enë e madhe, për shembull një legen, dhe mbusheni me ujë të ftohtë, madje hidhini akull, transmeton Klan.

Më pas futini të dyja duart në ujin e ftohtë dhe mbajini brenda për 30 sekonda. Është shumë e rëndësishme që të respektohet ky limit kohor, sepse në këtë mënyrë do të kuptoni si reagon trupi juaj.

Nga ky test i thjeshtë priten dy rezultate. E para është që gishtat e duarve të skuqen, dhe ky është një lajm i mirë. Kjo do të thotë që qarkullimi i gjakut është normal dhe nuk keni probleme me funksionalitetin e zemrës.

Rezultati i dytë është nëse majat e gishtave marrin ngjyrë të zbehtë. Kjo nënkupton që keni probleme me qarkullimin e gjakut. Zakonisht ndodh kur rruazat e kuqe të gjakut kanë nivel të ulët të oksigjenit. Si duhet të veproni në këtë rast? Fërkoni ose masazhoni gishtat për të rritur qarkullimin e gjakut dhe rikthimin në normalitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button