Buxheti për vitin 2020-të sot në Kuvend

Pushteti e llogarit si plan zhvillimor, derisa opozita ka kritika të shumta, por debati për Propozim-planin për buxhetin e vitit 2020-të sot duhet të përfundojë në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Debati për Propozimin ka filluar nga e hëna, ndërsa sot do të jetë dita e pestë e debatit, që vjen pas përfundimit të debatit për amendamentet në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet.

Në Propozim-planin u pranuan 12 amendamente nga Komisioni për financim dhe buxhet.

Në ora 12:00, do të mbahet Seanca e 125-të e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me këtë rend të ditës:

1.Propozim-buxhet i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020; dhe

2.Propozim-ligj për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, me procedurë të shkurtuar.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska e vlerëson buxhetin për vitin e ardhshëm si kapital njerëzor, përkatësisht sistem më të mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritje të sektorit real.

“Buxheti 2020 mban moton ‘Investojmë në kapitalin njerëzor’ sepse kapitali njerëzor është më i rëndësishmi për zhvillimin ekonomik të një vendi. Vetëm më të lumtur dhe më të motivuar në vendet e tyre të punës mund ta japin maksimumin e tyre, ndërkaq edhe të mbeten ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, sepse shtëpia është shtëpi. Buxheti është kahëzuar drejt tre shtyllave themelore për zhvillimin e tij, do të investojmë në shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, kujdes social më të mirë, dhe në përgjithësi kushte më të mira për jetë të qytetarëve tanë”, theksoi Angellovska.

Përndryshe, në Propozim planifikohen 3 miliardë e 615 milionë euro të ardhura, ndërsa shpenzimet planifikohet të arrijnë vlerën 3 miliardë e 898 milionë euro.

Derisa për vitin 2019-të deficiti buxhetor arrinte 2.5% të BPV-së, në vitin 2020 deficiti buxhetor do të jetë 2.3%.

Kuvendi sot duhet ta sjellë edhe Propozim ligjin për zbatimin e Buxhetit për vitin 2020.

LEXO: Buxheti 2020, filloi diskutimi në parlament, opozita e quajti populist, mazhoranca e sheh si zhvillimor
LEXO: Në Buxhetin e vitit 2020, 53 milionë euro janë ndarë për paga më të larta në administratë
LEXO: 3.9 miliardë euro do të jetë Buxheti i RMV-së për vitin 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button