Futsall Shkupi nuk ndalet

Skuadra e Futsall Shkupit, sezonin vjeshtor e ka mbyllur me fitore.

Ndeshja e zhvilluar në Autokomandë ku përballë kishte Zhelezarecin, përfundoi me rezultatin 10:1. Ishte kjo fitorja me e thellë e këtij gjysëmsezoni, me të cilën Shkupi e mbylli në pozitën e parë, transmeton AlbSport.

Erkan Seferi, Bejtulla Jakupi dhe Zoran Leveski shënuan nga dy gola, ndërsa nga një gol realizuan Erkan Shabani, Arsim Fazliu, Ismet Ceka.

Kjo ishte fitorja e 9-të nga gjithsej në 10 ndeshje të zhvilluara, ku Shkupi ka grumbulluar 28 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button