fbpx

Timonie tregoi dëshirën e Vitit të Ri

Kristijan Timonie, ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut në një intervistë televizive tregoi për dëshirën e tij për Vitin e ri, transmeton Portalb.mk.

“Tashme unë e kam shkruar letrën time te babadimri. Ajo është traditë në Francë. Në vend të mirë, e kam vendosur hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpresoj se këtë moment sivjet do ta përjetoj bashkë me ju”, deklaroi Timonie.

Ai theksoi se RMV-ja tashmë ka ndryshuar prej kohës kur ka ardhur, tashmë frymon lirshëm, në rrugën drejt eurointegrimeve, por duke theksuar se patjetër duhet të përmbyllen reformat dhe të realizohet lufta kundër korrupsionit.

Në lidhje me mundësinë për marrjen e datës së RMV-së në Samitin e Zagrebit në mars, ai nuk premtoi asgjë.

“Herët është të ju përgjigjem. Nga ana jonë e kemi sqaruar propozimin tonë, për ndryshimin e metodologjisë, e cila do të jetë kush për fillimin e negociatave”, deklaroi Timonie.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close