Apple me ekip sekret punon në satelitët që do t’i lansojë brenda 5 vjetëve

Sipas raportit të fundit të revistës “Bloomberg”, duket se gjiganti i teknologjisë Apple ka një ekip sekret që po punon në lansimin e satelitëve për të drejtuar të dhënat e pajisjeve të saj.

Mund të thuhet se Apple po konsideron të përmirësojë veçoritë e lidhjes së rrjetit ‘wireless’ në pajisjet e saj, shkruan ubergizmo. Natyrisht, nuk ka asgjë konkrete për tani – por nëse mund t’i besojmë këtij raporti, Apple po eksploron mënyrat me të cilat do të mund të drejtojë të dhënat në pajisjet e saj, transmeton Koha.mk.

Është e paqartë se çfarë më saktësisht janë ato pajisje në të cilat është duke punuar, transmeton Koha.net. Ky projekt i Applet pritet të sjell rezultate brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Respektivisht, ky projekt mund të jetë një fazë përgatitore për gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së saj ‘wireless’.

Së fundmi, Apple ka punësuar disa punëtorë shtesë nga fusha e aeronautikës dhe shpërndarjes së të dhënave ‘wireless’. Përfundimisht, kjo lë të kuptohet se Apple mund të ketë një ekip sekret të dedikuar për këtë projekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button