Nikollovski: Kryeministri teknik do të dihet të premten

Të premten më 27 dhjetor LSDM do ta publikojë kandidatin për kryeministër teknik, pasi paraprakisht vendimi të kalojë nëpër procedurat e Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror, ndërsa ministrat e Punëve të Brendshme të Punës dhe Politikës Sociale, Oliver Spasovski dhe Milla Carovska janë në mesin e kandidatëve dhe ata kanë kredibilitet të lartë edhe tek qytetarët edhe tek anëtarësia.

Këtë sot në një intervistë për TV Sitell e deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, i cili tha se akoma është duke vijuar procedura për përcaktimin e kandidatit për kryeministër teknik, transmeton MIA.

“Procedura është duke vijuar rreth të gjithë kandidatëve dhe të gjithë asaj që LSDM si parti në pushtet duhet ta propozojë. Atë që mund ta them është se më 27 dhjetor, e premte, në orën 18 do të caktohet takim i Këshillit qendror. Para kësaj do të kryesojë Këshilli ekzekutiv, që do të thotë të premten më 27 dhjetor ne do ta përcaktojmë dhe publikojmë edhe kandidatin për kryeministër por edhe pozitat e tjera të cilat do të jenë në qeverinë e re të 3 janarit”, tha Nikollovski.

Lidhur me publikimet në media se në rrethin më të ngushtë për kryeministër të ri teknik janë Spasovski dhe Carovska, Nikollovski theksoi se ata janë një prej ministrave me kredibilitet mjaft të lartë.

“Gjithsesi se janë ndër funksionarët të cilët në pajtim me ligjin dhe marrëveshjen në këtë periudhë me vetë zgjedhjen në këtë Qeveri këto dy pozita në njëfarë mënyre janë subjekt edhe i vetë Marrëveshjes së Përzhinës dhe qeverisë së re dhe janë një prej dy ministrave me kredibilitet mjaft të lartë edhe në mesin e qytetarëve edhe në mesin e anëtarësisë dhe janë nënkryetarë të partisë. Ata janë ndër kandidatët, por procedura po vijon. Ajo do të përfundojë më 27 dhjetor, të premten e ardhshme kur Këshilli Qendror në pajtim me statutin e partisë duhet ta përcaktojë kandidatin”, shtoi Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button