A do të shfaqen dokumente dhe regjistrime të reja për “Reket?

VMRO-DPMNE nuk është e kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi për çështjen “Reket”, thotë kreu i partisë Hristijan Mickoski. Ai shton se ata , për arsye taktike, po presin për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me rastin, të cilat ata njoftuan se i kishin tre muaj më parë, shkruan Portalb.mk.

VMRO-DPMNE e lë ende të hapur mundësinë e publikimit të dokumenteve, të cilat siç thonë ata i kanë pranuar nga një kallëzues (fishkëllyes) në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nëse nuk janë të kënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes Reket.

Se kanë dokumente të tilla ka thënë kreu i partisë Hristijan Mickoski më 11 shtator, kur negociatat midis opozitës dhe qeverisë për Ligjin për prokurorinë publike dështuan. Ai më pas tregoi një dosje ku pretendonte se kishte deklarata që janë bërë te prokurorja Vilma Ruskovska në lidhje me çështjen Reket, urdhëresat për ekspertiza dhe rezultatet e ekspertizës.

” Emrin tim nuk është aty, por ka emra të njerëzve nga qeveria,” tha Mickoski atëherë, duke theksuar se ata do t’i publikojnë nëse do të shihnin që hetimet të heshten.

Tre muaj më vonë, dokumentet nuk janë publikuar, ndërsa Mickoski thotë – ende nuk jemi të kënaqur me procesin, por së shpejti, nëse e shohim se po zhvendoset nga realiteti, publiku do të dëshmojë gjithçka që ka ndodhur.

“Që moti e kemi humbur besimin në gjyqësorin Kacarska dhe prokurorinë Ruskovska. Po presim të shohim, për arsye taktike, deri kur ata të mbyten në baltë të gjallë së bashku me urdhëruesin e tyre sepse ai është i vetëdijshëm se po zhytet në baltë të gjallë, ndërsa nuk e di nëse ata janë të vetëdijshme se ai po i tërheq me vete”. thotë tani Mickoski.

Askush nuk ka kërkuar nga Mickoski për të biseduar onte me Zaevin për Kamçevin?

Analisti politik Albert Musliu thotë se çështja “Reket” që nga fillimi i është si shou mediatik.

“I gjithë procesi që nga fillimi po zhvillohet në disa fronte dhe disa u përpoqën ta përvidhnin atë në debatin politik, kështu që po flitet për Reket 2 ose bëhen insinuata për politikanë të caktuar se kanë qenë të përfshirë dhe se gjithë çështja është bërë pjesë e debatit politik që po zhvillohet sidomos tani para zgjedhjeve”, thotë Musliu.

Përndryshe, para se në këtë çështje të ngritën aktakuzat u publikuan procesverbalet nga prononcimet, ndërsa punë e atillë është duke vazhduar edhe tani, ashtu që në portalet ritregohet gjoja prononcimi i tash më të gjykuarit në Reket, Zoran Milevski. Janë publikuar edhe incizime nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev në të cilat shihet i pari i dyshuar në Reket Bojan Jovanovski dhe Mileski si dalin me çantë nga shtëpia e tij. Në ato incizime dëgjohet edhe zëri i të dyshuarës së dytë në Reket ish prokurorja speciale Katica Janeva.

Pavarësisht futjes së rastit në procedurë gjyqësore publikimet e ngjashme kanë vazhduar, ashtu që para pak kohe u publikuan audio incizime në të cilat dëgjohet zëri i Kamçevit si thotë se duhet të ulet me Hristijanin dhe të merret vesh. Mickoski thotë që askush s’ka kërkuar prej tij të ulet me Zaevin për diçka të tillë.

“Unë nuk kam as qëllim, e as nuk më bie ndër mend të bisedoj për temë të tillë”, theksoi Mickovski.

Edhe “Reket 2” në fazë përfundimtare të prokurorisë

Prokuroria në ndërkohë ka hapur edhe rast të ri në lidhje me Bojan Jovanovskin, ndërsa në të ka edhe politikanë të lartë nga LSDM-ja. Rasti i njohur në publik si “Reket 2“ hyn në fazën finale në Prokurorinë publike, ndërsa, sipas njoftimeve të prokurores Ruskovska pritet në janar.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja nga LSDM-ja Frosina Remenski ngarkohet për ndihmë në veprën mashtrim, ndërsa është e dyshuar bashkë me Jovanovski, i cili është kryetar i Aleancës ndërkombëtare,  babai i tij Mile Jovanovski, asistentja Hristina Bllazhevska dhe nënkryetarja e aleancës Jasna Mandiq.

Remenski është ish kryetare nderi e organizatës joqeveritare Aleanca ndërkombëtare. Nëpërmjet asaj organizate ata dyshohen se nga biznesmeni Siljan Micevski kanë inkasuar 720 mijë euro, kurse nga Adrijan Amzoski 230 mijë euro duke i mashtruar se do të sigurojnë tokë të pandërtuar shtetërore, për të ndërtuar qendër për persona të moshuar dhe shërbim mobil, e pastaj edhe subvencione nga shteti.

Deri më tani dëshmi për këtë rast kanë dhënë Mandiq dhe Remenski, ndërsa në prokurori sot gjenden Bojan Jovanovski, babai i tij Mile dhe asistentja Bllazhevska.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button