MSH: Gjashtë medikamente të reja për personat me sëmundje të rralla

Ministria e Shëndetësisë në dy vitet e kaluara bëri përmirësime të konsiderueshme për personat me sëmundje të rralla dhe i vendosi gjashtë medikamente të reja.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, janë vendosur medikamente të reja, për pacientët me atrofi muskulore spinale, polineuropati amiloide familjare, anemi aplastike, terapi ampulare dhe tabletore për pacientët me Goshe dhe ilaç për terapi për pacientët me fibrozë idiopatike në mushkëri.

Vitin e kaluar, theksojnë nga Ministria, për herë të parë u vendos edhe regjistri elektronik për këtë grup të pacientëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button