Nisma e “Mini Shengenit”: Pikë e re kufitare Llojan-Miratoc, One Stop Shop për Qafëthanë

Fryma e gjithëpërfshirjes dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që kanë nxitur takimet e bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ka sjellë më shumë përfitime për interesin e menjëhershëm të qytetarëve në rajon, është një nga konkluzionet e takimit të tretë për të promovuar bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Tiranë.

Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, është arritur në përfundim që ndihma e ndërsjellët gjatë katastrofave natyrore dhe gjendjes emergjente të jetë e kyçur si një shtyllë në zhvillimin e bashkëpunimit në rajon, dhe në këtë drejtim në shkurt në Beograd, institucionet përkatëse të secilit vend të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë dokumentin Protokoll nga Durrësi për bashkëpunim të drejtorive për mbrojtje dhe shpëtim.

Në takim është njoftuar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i pikës së re kufitare Llojan-Miratoc, kurse drejtoritë doganore të vendit dhe Shqipërisë do të nënshkruajnë marrëveshje për “One stop shop” në pikën kufitare Qafëthanë, transmeton Slobodenpecat.

“Qëllimi kryesor i këtyre One Sop Shop, gjegjësisht kontrolleve kufitare me një ndalesë sjell në realizimin dhe vendosjen e sistemit të ri doganor. Në këtë drejtim ky vendim është sjellë në korniza të CEFTA gjatë kryesisë së Shqipërisë, vendim për njohjen e operatorëve ekonomik dhe bashkëpunim në procedurat e lejeve të punës së banorëve të vendeve të rajonit”, thonë nga Qeveria.

Liderët e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim edhe një herë thanë se kjo iniciativë ka për qëllim të shpejton dhe rrit bashkëpunimin mes vendeve dhe shpejton procesin e integrimin evropian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button