Anija e parë me astronautë që doli nga orbita e tokës

Apollo 8 në 21 dhjetor të vitit 1968, niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e tokës, hynë në orbitën e hënës dhe të kthehet në mënyrë të sigurtë në tokë.

Ekuipazhi tre astronautësh i përbërë nga Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të hënës, transmeton Insajderi.

Anijes iu desh tre ditë për të arritur në orbitën e hënës. Në prag të Krishtlindjeve astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në tokë.

Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit Xhon Kenedi për zbritjen e një njeriu në hënë përpara fundit të viteve 1960. Apollo 8 u kthyen në tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me 3 astronautët u përplas në ujërat në pjesën veriore të oqeanit paqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button