fbpx

Montella “në fije të perit”, dalin emrat e kandidatëve që mund ta pasojnë

Vetëm 17 pikë në 17 javë në stolin e Fiorentinës kanë hedhur pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e Vincenzo Montellës, që mund të përballet me shkarkimin gjatë ditës së sotme.

Skuadra vjollcë humbi mbrëmë me rezultatin e thellë 1-4 përballë Romës në “Artemio Franchi”, ndërsa menjëherë pas ndeshjes drejtuesit e klubit u mblodhën për të diskutuar për të ardhmen e trajnerit.

Drejtori Sportiv Prade deklaroi pas ndeshjes se presidenti Rocco Commisso po reflekton për të ardhmen e Montellës, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet edhe vendimi final, që me shumë gjasa do të jetë shkarkimi i tij nga detyra, transmeton TCH.

Ndërkohë në mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë të pretendentëve për të pasuar Montellën, ku kryeson Luciano Spalletti, që mbetet një dëshirë e drejtuesve, por që ka një kontratë të majme me Interin dhe te Fiorentina nuk mund t’i ofrojnë të njëjtën pagë.

Pretendentë të tjerë janë edhe Giuseppe Iachini, Roberto Donadoni apo Marco Giampaolo, emra trajnerësh të papunë, që mund të marrin të paktën përkohësisht drejtimin e skuadrës së Fiorentinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button